Një Mjek
Make
Appointment
Contact Us
Një Mjek
Sëmundja e Lupusit (Lupusi Eritematoz Sistemik)

Sëmundja e Lupusit (Lupusi Eritematoz Sistemik)

Çfarë është lupusi?

Lupusi eritematoz sistemik (lupus) është një sëmundje autoimune kronike që do të thotë sistemi imunitar sulmon indet e veta. Ky sulm shkakton inflamacion dhe në disa raste dëmtime të përhershme të indeve, të cilat mund të jenë të përhapura – duke prekur lëkurën, kyçet, zemrën, mushkëritë, veshkat, qelizat e gjakut dhe trurin.

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të lupusit:

• Lupusi eritematoz sistemik (SLE) — është lloji më i zakonshëm. Mund të jetë i lehtë ose i rëndë dhe mund të prekë shumë pjesë të trupit.

• Lupusi diskoid - kjo është një sëmundje më e lehtë, ku shumica e njerëzve kanë vetëm simptoma të lëkurës.

• Lupusi subakut i lëkurës — ky është edhe më i lehtë dhe më së shumti shkakton skuqje dhe dhimbje kyçesh.

• Lupusi i shkaktuar nga medikamentet — ky është një reagim ndaj një ilaçi. Ai zbehet pasi të ndaloni marrjen e ilaçit që shkaktoi lupusin tuaj.

• Lupusi neonatal — kjo mund të ndodhë nëse antitrupat që shkaktojnë lupus  transferohen nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë. Ato mund të shkaktojnë skuqje, probleme me mëlçinë, me gjakun dhe ndonjëherë probleme me zemrën. Lupusi neonatal zakonisht largohet rreth 6 deri në 12 muaj pas lindjes kur antitrupat shkatërrohen.

 

Në këtë artikull do të diskutojmë për Lupusin Eritematoz Sistemik.

 

Çfarë e shkakton lupusin?

Shkaku i SLE nuk dihet qartë. Mund të lidhet me faktorët e mëposhtëm:

• Gjenetika

• Mjedisi

• Hormonet

• Medikamentet e caktuara

 

Kush është në rrezik për zhvillimin e lupusit?

Çdokush mund të zhvillojë lupus, por gratë janë më të rrezikuara. SLE është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt në raport 10:1. Mund të ndodhë në çdo moshë. Megjithatë, shfaqet më shpesh tek gratë e reja midis moshës 15 dhe 44 vjeç. Lupusi është 2 deri në 3 herë më i shpeshtë tek gratë afrikano-amerikane sesa tek gratë e bardha. Gratë afrikano-amerikane dhe hispanike kanë më shumë gjasa të kenë forma të rënda të lupusit.

 

Cilat janë simptomat e lupusit?

Simptomat e lupusit ndryshojnë nga personi në person dhe mund të variojnë nga të lehta në të rënda. Ju mund të keni vetëm disa simptoma që prekin vetëm një zonë të trupit tuaj, ose mund të keni shumë simptoma në të gjithë trupin tuaj. Simptomat mund të vijnë dhe të shkojnë, dhe ju mund të zhvilloni simptoma të reja me kalimin e kohës. Disa simptoma ndodhin kur sëmundja shkakton inflamacion në organe, si nyjet, lëkura, veshkat, në mbështjellësin e zemrës dhe mushkërive, truri dhe qelizat e gjakut. Simptomat e përgjithshme të lupusit mund të përfshijnë:

• Skuqja e lëkurës - Një skuqje si "flutur" zhvillohet në rreth gjysmën e njerëzve me SLE. Skuqja shihet kryesisht mbi faqet dhe urën e hundës. Mund të jetë i përhapur. Përkeqësohet në rrezet e diellit

• Dhimbje gjoksi kur merrni frymë thellë

• Lodhje

• Temperaturë pa shkak

• Siklet i përgjithshëm, ankth, ose ndjesi e keqe

• Renie të flokeve

• Humbje peshe

• Plagë në gojë

• Ndjeshmëri ndaj dritës së diellit

• Nyje limfatike të zmadhuara

 

Simptomat dhe shenjat e tjera varen nga ajo pjesë e trupit që është prekur:

Truri dhe sistemi nervor - Dhimbje koke, dobësi, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash, konvulzione, probleme me shikimin, kujtesë dhe ndryshime të personalitetit

Trakti tretës - Dhimbje barku, të përziera dhe të vjella

Zemra - Probleme me valvulat, inflamacion i muskujve të zemrës ose i mukozës së zemrës (perikardi)

Mushkëritë - Grumbullim i lëngjeve në hapësirën pleurale, vështirësi në frymëmarrje, kollitje me gjak

Lëkura – Plagë në gojë

Veshka – Ënjtje në këmbë

Qarkullimi i gjakut - Mpiksje në vena ose arterie, inflamacion i enëve të gjakut, ngushtimi i enëve të gjakut si përgjigje ndaj të ftohtit (fenomeni Raynaud)

Anomalitë e gjakut duke përfshirë aneminë, numri e ulët të qelizave të bardha të gjakut ose trombociteve

 

Si diagnostikohet lupusi?

Diagnostifikimi i lupusit është i vështirë sepse shenjat dhe simptomat ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga personi në person. Shenjat dhe simptomat e lupusit mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe të ngatërrohen me ato të shumë çrregullimeve të tjera.

Asnjë test i vetëm nuk mund të diagnostikojë lupusin. Kombinimi i testeve të gjakut dhe urinës, shenjave dhe simptomave, dhe gjetjeve të ekzaminimit fizik çon në diagnozë.

Testet e përdorura për të diagnostikuar SLE mund të përfshijnë:

• Antitrupa antinuklear (ANA)

• Numërim i plotë i gjakut (CBC) me diferencial

• Radiografia e gjoksit

• Kreatinina e serumit

• Urinaliza

 

Cili është trajtimi i lupusit?

Nuk ka kurë për SLE. Qëllimi i trajtimit është kontrolli i simptomave. Simptomat e rënda që përfshijnë zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera shpesh kërkojnë trajtim nga specialistë. Çdo person me SLE ka nevojë për vlerësim në lidhje me:

• Sa aktive është sëmundja

• Cila pjesë e trupit preket

• Çfarë forme trajtimi nevojitet

 

Siç u tha më lart, nuk ka kurë për lupusin, por shumica e njerëzve janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të gëzojnë një cilësi të mirë jete. Kjo zakonisht kërkon një kombinim të ilaçeve dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm. Trajtimi mund të përfshijë barna për:

• Reduktimin e ënjtjes dhe dhimbjes

• Parandalimin ose reduktimin e inflamacionit

• Sistemin imunitar

• Parandalimin e dëmtimit të kyçeve

• Balancimin e hormoneve

 

Ju mund të menaxhoni lupusin duke zbatuar masat e mëposhtme të stilit të jetesës:

• Pushoni shumë.

• Shmangni dhe menaxhoni stresin.

• Bëni ushtrime të rregullta të moderuara — pa u lodhur shumë.

• Mbani një dietë të shëndetshme.

• Lini duhanin.

• Menaxhoni konsumimin e alkoolit

• Mbroni lëkurën tuaj nga dielli dhe zvogëloni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit.

 

Strategji të tjera për t'ju ndihmuar të jetoni me lupus përfshijnë si në vijim:

• Mësoni sa më shumë për lupusin.

• Gjeni se çfarë ngacmon lupusin tuaj, në mënyrë që ta shmangni atë.

• Diskutoni me mjekët tuaj.

• Merrni gjithmonë barnat tuaja sipas udhëzimeve.

 

Lupusi dhe Shtatzënia

Si SLE ashtu edhe disa nga ilaçet e përdorura për SLE mund të dëmtojnë një fëmijë të palindur. Flisni me doktorin tuaj përpara se të mbeteni shtatzënë. Nëse mbeteni shtatzënë, gjeni një doktor që ka përvojë me lupus dhe shtatzëni.

 

 

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Hello

You can contact us via Whatsapp.
23:24
Start the Conversation
Viber