Një Mjek
Make
Appointment
Contact Us
Një Mjek
Rreziqet shëndetësore nga mbipesha dhe obeziteti

Rreziqet shëndetësore nga mbipesha dhe obeziteti

Rritja e madhësisë dhe sasisë së qelizave yndyrore në trup më shumë se që duhet, perkufizohet si mbipeshë apo edhe obezitet. Këto dy gjendje shëndetësore janë mjaft të zakonshme dhe shkaktohen nga shumë faktorë, duke përfshirë modelet e të ngrënit, mungesa e gjumit ose aktivitetit fizik, nga disa ilaçe, si dhe gjenetika dhe historia familjare

Gati 3 në 4 të rritur të moshës 20 vjeç e lart kanë ose mbipeshë ose obezitet. Gati 1 në 5 fëmijë dhe adoleshentë të moshës 2 deri në 19 vjeç kanë obezitet.

Mbipesha përcaktohet si një indeks i masës trupore (BMI) prej 25 ose më i lartë. Obeziteti përkufizohet si një BMI prej 30 ose më i lartë.

Obeziteti nuk është vetëm një shqetësim kozmetik. Është një problem mjekësor që rrit rrezikun e sëmundjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë i gjakut, disa lloje kanceri, si dhe dhe mund të lidhet me disa probleme emocionale dhe sociale.

 

Shkaqet e obezitetit dhe mbipeshës

Obeziteti është një problem kompleks me shumë shkaqe. Obeziteti dhe mbipesha shkaktohen kur kaloritë shtesë, veçanërisht ato nga ushqimet e pasura me yndyrë dhe sheqer, ruhen në trup si dhjamë.

Obeziteti është një problem gjithnjë e më i zakonshëm, sepse mjedisi ku jetojmë e bën të vështirë për shumë njerëz që të ushqehen shëndetshëm dhe të bëjnë mjaftueshëm aktivitet fizik. Gjenetika gjithashtu mund të jetë një shkak i obezitetit për disa njerëz. Gjenet tuaja mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi juaj përdor ushqimin dhe ruan dhjamin.

Ekzistojnë gjithashtu disa gjendje shëndetësore që herë pas here mund të kontribuojnë në shtimin e peshës, siç është një gjëndër tiroide joaktive (hipotiroidizmi), mirëpo pesha e shkaktuar nga gjendje të tilla shëndetësore mund të kontrollohet duke i trajtuar me ilaçe këto lloj gjendjesh. Disa ilaçe gjithashtu mund t'i bëjnë njerëzit më të prirur për të shtuar peshë, duke përfshirë steroidet dhe disa ilaçe për presionin e lartë të gjakut, diabetin ose sëmundjet e shëndetit mendor.

 

Shpërndarja jo e shëndetshme e dhjamit në trup

Për të kuptuar më mirë rreziqet shëndetësore që mbipesha dhe obeziteti mund të paraqesin për një person specifik, ofruesit kujdesit shëndetësor mund të matin shpërndarjen e yndyrës trupore nga personi. Ju mund të keni një BMI normale, por nëse keni një perimetër të madh të belit, mund të keni më shumë dhjam në bark se diku tjetër.

· Për meshkujt, një perimetër i pashëndetshëm i belit është më i madh se 102cm.

· Për gratë, një perimetër i pashëndetshëm i belit është më i madh se 89cm.

 

Indet dhjamore gjenden në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Ato prodhojnë hormone, mbrojnë nyjet tuaja dhe ruajnë energji.

Megjithatë, në varësi të vendit ku gjendet indi dhjamor, ai mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Indi dhjamor që gjendet brenda barkut tuaj quhet dhjamë visceral ose abdominal. Ne nuk e dimë se çfarë e bën trupin të krijojë dhe ruajë dhjamin e brendshëm. Por ne e dimë se ky lloj dhjami ndërhyn në sistemin endokrin dhe imunitar të trupit tuaj. Ai gjithashtu nxit inflamacionin dhe kontribuon në komplikimet e lidhura me obezitetin, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

 

Cilat janë disa rreziqe shëndetësore nga mbipesha dhe obeziteti?

Mbipesha dhe obeziteti mund të shkaktojnë drejtpërdrejt një sërë problemesh shëndetësore dhe në mënyrë indirekte të shtojë gjasat të ndodhin probleme të tjera shëndetësore. Obeziteti mund të shkaktojë komplikimet e mëposhtme:

· Sindroma metabolike

· Diabeti i tipit 2

· Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, të tilla si presioni i lartë i gjakut, ataku në zemër dhe goditjet në tru

· Kolesteroli i lartë në gjak

· Problemet e frymëmarrjes, duke përfshirë astmën, apnenë e gjumit dhe sindromën e hipoventilimit të obezitetit

· Rrezik më i lartë i sëmundjes së rëndë nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19

· Dhimbje shpine

· Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD)

· Osteoartriti, veçanërisht në nyjet që mbajnë peshë si gjunjët, sepse pesha shtesë mund të dëmtojë kërcin dhe kockën

· Mospërmbajtja urinare, e cila ndodh kur muskujt e legenit që janë dobësuar nga obeziteti kronik, nuk mund të ndihmojnë më në ruajtjen e kontrollit të fshikëzës.

· Sëmundja e fshikëzës së tëmthit

· Depresioni ose çrregullime të tjera mentale

· Kanceret, si kanceri i pankreasit, zorrës së trashë, gjirit dhe mëlçisë

 

· Problemet e shtatzënisë

Mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna që janë mbipeshë ose obeze mund të kenë një shans më të madh për:

· zhvillimi i diabetit gestacional

· Preeklampsi - presion i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë, i cili mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet

· Nevoja për një seksion cezarian

 

·Problemet emocionale dhe sociale

Mbipesha dhe obeziteti janë të lidhura me probleme të shëndetit mendor si depresioni. Njerëzit që kanë të bëjnë me mbipeshën dhe obezitetin mund të jenë gjithashtu subjekt i paragjykimit të peshës dhe stigmës nga të tjerët, duke përfshirë ofruesit e kujdesit shëndetësor. Kjo mund të çojë në ndjenja refuzimi, turpi ose faji—duke përkeqësuar më tej problemet e shëndetit mendor.

 

Trajtimi i mbipeshës dhe obezitetit

Një humbje peshe prej 5% deri në 10% mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin dhe cilësinë e jetës tuaj.

Këtu është një përmbledhje e 5 opsioneve të trajtimit të mbipeshes dhe obezitetit të provuara shkencërisht që mund t’i aplikoni:

1. Tranzicioni (kalimi) në mënyra më të shëndetshme të të ushqyerit

2. Më shumë aktivitet fizik

3. Zëvendësimi i vakteve / dietë me energji (kalori) të ulët

4. Medikamente kundër obezitetit

5. Kirurgji bariatrike

 

Obeziteti dëmton pothuajse çdo aspekt të shëndetit, që nga shkurtimi i jetës dhe kontributi në gjendje kronike si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare deri te ndërhyrja në funksionin seksual, frymëmarrjen, humorin dhe ndërveprimet sociale. Obeziteti nuk është domosdoshmërisht një gjendje e përhershme. Dieta, stërvitja, mjekimet dhe madje edhe operacioni mund të çojnë në humbje peshe. Megjithatë është shumë më e vështirë për të humbur peshë sesa për të fituar atë. Parandalimi i obezitetit, duke filluar që në moshë të re dhe gjatë gjithë jetëgjatësisë, mund të përmirësojë shumë shëndetin individual dhe publik, të zvogëlojë vuajtjet dhe të kursejë miliarda dollarë çdo vit në kostot e kujdesit shëndetësor.

 

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Hello

You can contact us via Whatsapp.
23:18
Start the Conversation
Viber