Parandalo Sëmundjet me Check Up
Check Up është ekzaminim i përgjithshëm shëndetësor. Qëllimi i Check Up-it është që të bëjë identifikimin e hershëm të sëmundjeve të mundshme dhe si rezultat të merren masa paraprake. Diagnostifikimi i hershëm është gjithmonë i rëndësishëm.
Check-Up përfshinë ekzaminimet në departamentet e:
- kardiologjisë;
- neurologjisë;
- oftamologjisë (sëmundjet e syrit);
- otorinolaringologjisë (fyt, hundë, vesh);
- stomatologjisë;
- urologjisë;
- gjinekologjisë etj.
Ekzaminimet përfshinë testet laboratorike si hemogramin, analizat e sheqerit, testin e funksionimit të mëlqisë dhe të veshkave, testet e depistimit të kancerit dhe tumorit, analizat e urinës dhe jashtëqitjes, sidhe testet laboratorike të gjakut.
Check Up ndahet ne tri kategori:
Check Up për MESHKUJ i cili përfshin vlerësimin e historisë mjekësore, kontrollin fizik dhe kontrollin e mushkërive; ekzaminimin e veshit, hundës dhe fytit, syve, zemrës, urinës, peshës, gjatësisë, rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut, indeksit të masës trupore dhe perimetri abdominal, rentgenin e gjoksit dhe ekografia e barkut.
Check Up për FEMRA përfshin vlerësimin e historisë mjekësore, kontrollin fizik dhe kontrollin e mushkërive; ekzaminimin e veshit, hundës dhe fytit, syve, zemrës, gjinekologjisë, peshës, gjatësisë, rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut, indeksit të masës trupore dhe perimetri abdominal, rentgenin e gjoksit dhe ekografia e barkut.
Check Up për FËMIJË përfshin një ekzaminim të plotë fizik dhe analiza. Në këtë ekzaminimin, kontrollohet rritja dhe zhvillimi i fëmijës për të gjetur ose parandaluar problemet shëndetësore. Bëhet ekzaminimi i gjatësisë, peshës, tingujve të zemrës, frymëmarrjes.