NjëMjek
Një Mjek
Implantimi i Valvulës së Aortës Transkateterore (TAVI)

Çka është Implantimi i Valvulës së Aortës Transkateterore (TAVI)?

Problemet në valvulat e zemrës janë gjendje që hasen shpesh dhe kanë rëndësi jetike. Operacionet e bëra në valvulat e zemrës në disa raste për pacientët mund të jenë mjaft të rrezikshme. Në këtë aspekt, mund të themi se zëvendësimi i valvulave të zemrës pa operacion në rastet kur operacionet janë të rrezikshme është një përparim në fushën e mjekësisë. Zëvendësimi i valvulës së aortës mund të kryhet pa operacion me metoda intervenuese të njohura në gjuhën mjekësore si Implantimi i Valvulës së Aortës Transkateterore (TAVI).

Stenoza e aortës është ngushtimi ose përkeqësimi i valvulës midis barkushes së majtë të zemrës, e cila pompon gjakun në trup dhe arteries kryesore të aortës. Kur stenoza e aortës zhvillohet edhe më shumë, barkushja e majtë e zemrës është e ekspozuar ndaj presionit të lartë dhe ka një ulje të sasisë së gjakut të pompuar në të gjithë trupin. Si rezultat i stenozës së aortës, ekspozimi i zemrës ndaj presionit të lartë dhe ulja e gjakut të pompuar në trup nuk vërehen deri në një masë. Mirëpo në rastet kur ka një ngushtim të madh në valvulën e aortës, atëher haset në frymëmarrje të sforcuar, dhimbje gjoksi dhe në raste shfaqen ankesa për të fikët.

Në fazat e mëvonshme të stenozës së aortës, pacienti ka gjithashtu një rrezik të vdekjes së papritur. Në këtë aspekt, trajtimi i pacientëve në rastet e stenozës së aortës me metodën TAVI është një mundësi kritike.

Kur mund të aplikohet TAVI?

TAVI është procesi i zgjerimit të zonës së ngushtuar të valvulës që arrin në zemër pa hapur gjoksin dhe pa ndalur funksionimin e zemrës. Valvula e aortës, ku shfaqet stenoza e aortës, është valvula e vendosur në grykën e enës kryesore që vjen direkt nga zemra. Pas një periudhe me kalimin e viteve, te pacientët mund të hasen më shumë probleme në valvulën e aortës, ku valvula nuk mund të kryejë funksionet e saj në mënyrë të shëndetshme siç i ka kryer më parë dhe ka vështirësi në hapje dhe mbyllje.

Pacientët që mund të bëjnë Implantimin e Valvulës së Aortës Transkateterore (TAVI):

Pacientët në moshë të shtyer,

Pacientët me sëmundje të zemrës që njëkohësishtë kanë probleme shëndetësore kronike,

Pacientët dhe rastet ku anestezia e përgjithshme është e papërshtatshme,

Pacientët, gjendja e përgjithshme shëndetësore e të cilëve nuk është e përshtatshme për operacione të hapura.

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
07:59
Filloni Bisedën
Viber