Rreziqet Që Sjell Obeziteti Gjatë Shtatzënisë
Indeksi i lartë i masës trupore (BMI) gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj. Një person është obez kur BMI është 30 ose më lartë.
Të kesh një BMI të lartë mund të dëmtojë fertilitetin duke penguar ovulimin e rregullt. Edhe te gratë që ovulojnë rregullisht, sa më i lartë të jetë BMI, aq më shumë kohë mund të duhet për të mbetur shtatzënë. Kur indeksi i lartë i masës trupore është i lartë atëher ekziston një rrezik që fertilizimi in vitro (IVF)të jetë pasuksesshëm.
Obeziteti Rrit Rrezikun e Komplikimeve të Ndryshme të Shtatzënisë
Indeksi i lartë i masës trupore gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e komplikimeve të ndryshme të shtatzënisë, duke përfshirë:
· Abortin, lindjen e vdekur dhe abortin i përsëritur
· Diabetin gestacional
· Një ndërlikim i shtatzënisë i karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut dhe shenjat e dëmtimit të një organi, që më së shpeshi mund të jetë mëlçia ose veshkët
· Probleme me zemrën
· Apnea e gjumit
· Nevoja për një lindje cezariane dhe rreziku i komplikimeve të lindjes cezariane, siç janë infeksionet e plagëve
Ndikimi i Mbipeshës Tek Beba Gjatë Shtatzënisë
Indeksi i lartë i masës trupore gjatë shtatzënisë mund të shkaktoj probleme të ndryshme shëndetësore për beben, duke përfshirë:
· Çrregullime kongjenitale
· Të qenit dukshëm më i madh se mesatarja në lindje (makrosomia fetale)
· Problemet e rritjes
· Astma e fëmijërisë
· Obeziteti në fëmijëri
· Problemet njohëse dhe vonesa në zhvillim
Siç shihet indeksi i i masës trupore mbi 30 e më lartë gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e komplikimeve për ju dhe fëmijën tuaj. Për këtë arsye është e nevojshme që të këshilloheni me mjekun që përkujdeset për ju gjatë procesit të shtatzënisë.