NjëMjek
Një Mjek
Sëmundja e Parkinsonit

Çka Është Sëmundja e Parkinsonit?

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i lëvizjes të ngadaltë progresive që vjen si pasoj e humbjes së qelizave të trurit. Megjithëse sëmundja në moshat më të vjetra shfaqet më shpesh, posaqërishtë në mes moshës 40 dhe 70 vjeç, sëmundja mund të shfaqet edhe mes moshës 20 dhe 40 vjeç në 5% të pacientëve me Parkinson.

Sëmundja e Parkinsonit fillimisht shfaq simptoma të tilla si zvogëlimi i shprehjeve të fytyrës, monotonia dhe përkeqësimi i të folurit, animi pak përpara i trupit, ngadalësimi i lëvizjeve, dridhjet, dhimbjet në krahë dhe kufizimi i lëvizjes. 4 deri në 6 vjet para fillimit të simptomave, pacientët me Parkinson diagnostikohen gabimisht si depresion, dhimbje shpatullash, qafës dhe krahëve. Simptoma fillestare më e zakonshme e sëmundjes është dridhja në njërën dorë dhe gishtat gjatë pushimit dhe mungesa e lëkundjes së krahut që shoqëron ecjen.

Trajtimi i hershëm ngadalëson zhvillimin e sëmundjes dhe rrit cilësinë e jetës së pacientit. Sipas stadeve të sëmundjes, nga mjeku specialist mund të aplikohen shumë metoda të ndryshme trajtimi. Para së gjithash, synohet që pacienti të vazhdojë jetën e tij/saj në mënyrë të tillë ku nuk do të ketë gjithëmonë nevoj dikush të kujdeset për të. Ulja e sinjaleve nervore dopaminergjike që zhvillohen me humbjen e qelizave që prodhojnë dopaminë balancohet me ilaç. Vitet e fundit, stimulimi i thellë i trurit i njohur si stimulues i trurit shëron simptomat tipike të sëmundjes dhe rrit cilësinë e jetës. Stimulimi i thellë i trurit monitoron ritmin e pulsit të pacientëve, zbulon fillimin e një sërë krizash dhe jep rryma elektrike shumë të ulëta në nervin në zonën e qafës.

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
01:10
Filloni Bisedën
Viber