Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Hapat për vetkontrollin e gjirit:
Hapi I, Vështrimi i gjirit (qëndrimi para pasqyrës): Gjinjtë vëzhgohen duke qëndruar në këmbë përballë pasqyrës, me krahët të puthitur me trupin ose duart në bel. Vërehen përmasat, forma, ndryshimet e lëkurës dhe njëkohësisht kontrollohen thithat e gjirit për ndryshime të reja të mundshme si psh: rrudhosje, gropëzim, prania e ndonjë kokrre, ndryshime të lëkurës (si lëkurë portokalli, dëmtime, trashje, skuqje, tërheqje të lëkurës) apo të thithave.
Hapi ll, Palpimi me duar lartë osë pas koke. Ky ekzaminim mund të përsëritet edhe me krahët e mbledhura sipër, pas kokës.
Hapi lll, Palpimi i gjirit shtrirë: Gjinjtë mund të palpohen edhe në këtë pozicion, madje pjesa e poshtme e tyre mund të kontrollohet më mirë shtrirë, pasi gjiri shtrihet pranë toraksit (kafazit të krahërorit).
Hapi IV, Palpimi (prekja me dorë) i gjoksit gjatë qëndrimit: Gjinjtë palpohen me kujdes me majat e gishtave të dorës së hapur. Gjiri i djathtë palpohet me mollëzat e gishtave të dorës së majtë dhe gjiri i majtë me mollëzat e gishtave të dorës së djathtë. Është e rëndësishme të dihet se në disa gra, kudrati i sipërm i jashtëm i gjirit, ndjehet në prekje më i ngjeshur dhe më i fortë. Pastaj ushtrohet presion mbi thithat me dy gishtat, atë të madh dhe tregues. Nëse nxjerrin sekrecione, atëherë i duhet kushtuar vëmendje ngjyrës dhe trajtës së sekrecioneve.