Hematologjia është njësi mjekësore që merret me sëmundjet e gjakut dhe të palcës kockore. Fakti që disa sëmundje gjaku dhe kancere shihen veçanërisht në fëmijëri, e ka bërë hematologjinë pediatrike një njësi shumë më të rëndësishme dhe më të veçantë. Reparti i Hematologjisë Pediatrike punon në bashkëpunim me njësitë mjekësore si Onkologjia e Pediatrisë, Onkologjia e Rrezatimit, Kirurgjia Pediatrike, Mjekësia Bërthamore, Radiologjia.
Merret me shumë sëmundjeve si dobësia, lodhja, verdhëza, policitemia, infeksionet e përsëritura, problemet me peshën, gjakderdhja, zmadhimi i nyjeve limfatike, dhimbjet e kockave dhe kyçeve, hemangioma, limfoma, leukemia, limfoma Hodgkin, si dhe talasemia. Nga mjekët e këtij departamenti kryhen edhe transplante si palca e eshtrave dhe transfuzionet e gjakut.