Njësia e Imunologjisë Pediatrike merret me diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve imunologjike, pra të sistemit imunitar dhe alergjike të fëmijëve të moshës 0-18 vjeç. Krahas shumë sëmundjeve të ndryshme, nga mjekët e këtij departamenti kryhen edhe teste imunologjike para transplantimit dhe tipizimi HLA, duke punuar së bashku me qendrën e transplantimit të palcës së eshtrave dhe qelizave staminale.
Paralelisht me këtë, nga mjekët e këtij departamenti kryhen edhe HLA typing, analiza limfocitare cross-match dhe teste imunologjike me metodat më moderne, të cilat kërkohen për transplantet e organeve të ngurta. Parandalimi i sëmundjeve epidemike ngjitëse që mund të prekin thellësisht shoqërinë është gjithashtu ndër përshkrimet e punës së mjekëve të imunologjisë dhe alergjive pediatrike.