NjëMjek
Një Mjek>

Neurokirurgji (Gamma Knife)

Neurokirurgji (Gamma Knife)

Gamma Knife ose radiokirugji është një lloj operimi me rrezatim që përdoret për të trajtuar tumorin në tru, keqformimet vaskulare dhe anomalitë e tjera në tru. Gamma Knife nuk është kirurgji në kuptimin tradicional sepse nuk ka prerje. Prandaj është shpesh një alternativë më e sigurt se sa kirurgjia standarde e trurit (neurokirurgjia).

Gamma Knife fokuson rreth 200 rreze të vogla rrezatimi në një tumor ose objektiv me saktësi nënmilimetrike. Ky proces dëmton materialin gjenetik (ADN) në qelizat e tumorit dhe si rezultat qelizat humbasin aftësinë e tyre për t'u riprodhuar dhe vdesin, dhe tumori gradualisht mund të tkurret.

Ky lloj trajtimi me rrezatim zakonisht kryhet kur: një tumor ose një anomali tjetër në tru është shumë e vështirë për t'u arritur me neurokirurgji standarde; një person nuk është mjaftueshëm i shëndetshëm për t'iu nënshtruar një operacioni standard; një person preferon një trajtim më pak invaziv.

Gamma Knife përdoret më së shpeshti për të trajtuar: tumorin në tru, keqformimin arteriovenoz (AVM), neuralgjinë trigeminale, neuromën akustike, tumoret e hipofizës. Radiokirurgjia “Gamma Knife” zakonisht bëhet përmes një terapie e cila përfundon brenda një seance të vetme.

Merrni Ofertë Falas
Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
06:46
Filloni Bisedën
Viber