Onkologjia është njësi mjekësore që merret me trajtimin e kancerit. Fusha e onkologjisë ka tri njësi kryesore të bazuara në trajtime: onkologjia mjekësore, onkologjia rrezatuese dhe onkologjia kirurgjikale.
Onkologjia Mjekësore është njësi mjekësore që ofron shërbime për proceset e trajtimit dhe planet e ndjekjes së pacientëve të diagnostikuar me kancer. Në njësitë e onkologjisë mjekësore, bashkëpunimi bëhet me personelin e specializuar shëndetësor, radiologjisë, onkologjisë rrezatuese, patologjisë, kirurgjisë, mjekësisë bërthamore dhe njësive të brendshme në kuadër të një qasjeje multidisiplinare.
Aplikimet e zakonshme në proceset e diagnostikimit dhe trajtimit në departamentet e mjekësis onkologjike janë: Kimioterapia, imunoterapia. Trajtimet e kimioterapisë dhe imunoterapisë u jipen pacientëve nën kontrollin e mjekëve specialistë. Ndërsa algologët mbështesin pacientët për lehtësimin e dhimbjes, psikologët dhe nutricionistët marrin pjesë aktive në procesin e trajtimit.