Transplanti i organeve është procesi i heqjes kirurgjikale të një organi ose indi nga një person (dhuruesi i organeve) dhe vendosja e tij tek një person tjetër (marrësi). Transplanti është i nevojshëm sepse organi i marrësit ka dështuar ose është dëmtuar nga sëmundja ose lëndimi. Disa prej organeve që mund të dhurohen përfshijnë mëlçinë, veshkat, pankreasin, palcën e eshtrave dhe zemrën. Transplantii i organeve ose indeve njerëzore shpëton shumë jetë dhe rikthen funksionet thelbësore aty ku nuk ekzistojnë alternativa me efektivitet të krahasueshëm.