NjëMjek
Një Mjek
Hapet Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek” në Prishtina Mall

Në datën 9 Mars, me hapjen e Qendrës Tregtare Prishtina Mall, Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek”, që vepron nën ombrellën e OnPoint Consulting Center, ka filluar me aktivitetin e saj edhe në Kosovë.

Përpos fushëveprimit që ka OnPoint Consulting Center në fusha të ndryshme, me njësinë e saj të Qendrës për Konsulencë Mjekësore “Një Mjek” jep shërbime në fushën e shëndetësisë. Tani e tutje të interesuarit për trajtimin e obezitetit, kirurgji estetike dhe trajtime tjera shëndetësore kanë një adres shtesë ku mund të drejtohen. Hapja e pikës në Prishtina Mall është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë rreth shërbimeve mjekësore në vend dhe jashtë vendit.

Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek”, me qendër në Stamboll ofron shërbime në fushën e shëndetësisë që nga viti 2019. Deri më tani ka shërbyer mbi 1000 pacientëve, në kuadër të mbi 15 spitaleve partnere, me mbi 200 mjekë profesionist në fusha përkatëse.

Në rastin e hapjes, drejtori i OnPoint Consulting Center z. Ekrem Zajmi, u shpreh si në vijim: “Për t’ju përgjigjur kërkesës së pacientëve në Kosovë për konsultime sy-me-sy mbi trajtimet shëndetësore në Turqi, e kemi ndjerë të nevojshme që krahas shërbimeve të deritanishme online, të hapim një pikë edhe në Kosovë.” Në vazhdim z. Zajmi shprehet se kishte një kërkesë të madhe nga pacientët në Kosovë për trajtime jashtë vendit, për këtë arsye ishte mëse e nevojshme hapja e pikës në Kosovë, pikërishtë në Prishtina Mall.

Në ditën e hapjes dhe ditëve në vazhdim, Qendra e Konsulencës Mjekësore “Një Mjek” kishte shumë vizita konsulence. Brenda pak ditëve shumë njerëz i’u drejtuan pikës së Qendrës për Konsulencë Mjekësore “Një Mjek”, duke shfaqur edhe njëher interesin e madh të bashkëvendasëve tanë për trajtime shëndetësore jashtë vendit.

 

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
06:48
Filloni Bisedën
Viber