Përshëndetje për të gjithë. Ditën që kemi mbërritur në mëngjes stafi i Qendrës Konsulltuese Një Mjek kishte dalur për të na pritur. Na sollën në spital dhe këtu i bëmë të gjitha analizat e nevojshme për të vendosur balonën në stomak.
Do e vendosi balonën për arsye se jam në mbipeshë të madhe dhe nuk mund të bëjë direkt ngushtimin e stomakut. Pas rënies në peshë pastaj do bëjë ngushtimin e stomakut. Të gjithë mbipeshën që e kam dëshiroj ta heqi dhe të bëhem sa më mirë.
E falënderoj shumë Qendrën Konsulltuese Një Mjek për kujdesin dhe për punën që bëjnë.
Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.