Pas kontakteve që kisha me stafin e Një Mjek nuk ishte shumë e vështirë ta vendosja përfundimishtë ngushtimin e stomakut. Stafi i Një Mjek ishin gjithmonë të gatshëm të më përgjigjeshin rreth çdo paqartësie që kisha. Pasi që vendosa të vija bleva biletat dhe u nisa për Stamboll. Që nga momenti që kam mbërritur e deri sa jam kthyer në aeroport për tu kthyer në Kosovë, stafi i mrekullueshëm i Një Mjek u përkujdesën për të gjitha procedurat. Që nga transferi prej aeroportit në spital, qëndrimi në hotel dhe procedurat në spital shkuan të gjitha në rregull. Të gjitha këto procedura ishin shumë mirë të organizuara dhe nuk kishte asnjë problem.
Sa i përket operacionit ishte shumë i lehtë dhe e kalova shumë mirë. E falënderoj edhe mjekun dhe stafin e tij të madh për punën e bërë. E falënderoj përzemërsishtë edhe stafin e Një Mjek që ishin afër meje gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë obez dhe hezitojnë të bëhen operacion ju them që të kontaktojn Një Mjek dhe të marrin këshillat që ju nevojiten, sepse ky operacion është një hap i madh për një jetë më të shëndetshme.
Pas shqetësimeve që kisha nga mbipesha nisa të hulumtoj se si mund të trajtohem. Gjatë kërkimeve kishte shumë spitale dhe zyra këshilluese që më kontaktonin mbi ngushtimin e stomakut. Një ditë rastësisht e pash në internet Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe vendosa ti shkruaja. Menjëher më kontaktuan dhe mi dhanë të gjitha përgjigjet që kisha nevojë ti merrja. Më pas nuk hezitova shumë dhe vendosa të shkoj në Turqi për ngushtimin e stomakut.
Që nga pritja në aeroport, akomodimi në hotel dhe analizat e operacioni në spital ishin sipas planit që më është dhënë paraprakisht dhe të gjitha procedurat kaluan mëse mirë. Operacioni ishte shumë i lehtë dhe pas operacionit menjëher fillova që ta marr vetën. Për këtë i jam falënderuar edhe Prof Assoc Mustafa Atabey dhe stafit të tij mjekësor.
Për të gjithë ata që janë mbipeshë i sygjeroj që të kalojn në kontakt me Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe të marrin hapin për të bërë operacionin. E falënderoj edhe njëherë stafin e Një Mjek që u kujdesën shumë për mua.