NjëMjek
Një Mjek

Palosje e Barkut

Palosje e Barkut
  Koha Mesatare e Qëndrimit 4 Ditë
  Qëndrimi në Spital 1-2 Ditë
  Koha e Operacionit 1-3 Orë
  Anestezi Anestezi Totale
 Koha e Rikuperimit 2 Javë

Abdominoplastika apo ndryshe e njohur si palosje e barkut është një procedurë kirurgjikale në të cilën dhjami i tepërt dhe lëkura e varur e pranishme në zonën e mesme dhe të poshtme të barkut largohen me operacion. Deformimet estetike ne pjesën e barkut vijnë si rezultat i shtimit dhe humbjes së tepërt të peshës pas shtatzënisë, për shkak të plakjes dhe akumulimit të tepërt të yndyrës ku si pasoj ndodhin çarje dhe varje në lëkurë. Këto deformime, të cilat prishin pamjen e barkut, mund të hiqen me abdominoplastikë. Me këtë operacion, pamja e barkut përmirësohet në mënyrë drastike.

Gjatë këtij operacioni, pacientët do të jenë nën anestezi gjenerale. Qëndrimi i pacientëve në spital është për një kohë të shkurtër.

Gjatë operacionit, një zonë transversale e lëkurës dhe indet e tepërta do të largohen nga zona e barkut. Në të njëjtën kohë muskujt e barkut do të shtrëngohen. Nëse mjeku këshillon dhe pacienti shpreh dhëshirë për liposuksion në zonën e kofshës, këto dy procedura mund të kryhen së bashku. Në këtë rast kombinimi i të dyja teknikave mund të jetë i arsyeshëm dhe mund të ofroj një pamje ideale që pacienti e kërkon.

Merrni Ofertë Falas
Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
06:35
Filloni Bisedën
Viber