Një Mjek
Ambulancë Tokësore & Ajrore
Ambulancë Tokësore & Ajrore

Ambulancë Ajrore dhe Ambulancë Tokësore sipas Standardeve Evropiane

Kur një urgjencë mjekësore ndodh dhe paraqitet nevoja për udhëtim në kushte spitalore, udhëtimi me ambulancë ajrore apo tokësore është mënyra më e drejtpërdrejtë dhe më e përshtatshme për të arritur në spitalin e synuar.

Nëse i’u është paraqitur nevoja për një ambulancë ajrore apo tokësore, mjafton të na kontaktoni dhe ne do ju sjellim aeroplanin në aeroportin tuaj më të afërt në 6-24 orë, kurse ambulanca tokësore organizohet në një kohë rekord prej 3-6 orë nga kontakti ynë i parë.

Ambulancat ajrore dhe tokësore mbartin me vete gjithmonë një ekip mjekësor dhe janë të pajisura me pajisjet më të fundit për të lejuar kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm gjatë fluturimit ose udhëtimit tokësorë.

Shërbimi i Ambulancës Ajrore ofrohet nga aeroplanët tip Hawker 400.

 

Ekipi i Shërbimit Mjekësor Ajror dhe Tokësorë ka përvojë më shumë se një dekadë në organizimin e transportit në kushte mjekësore nga kudo në botë. Kompanitë tona bashkëpunuese punojnë sipas standardeve Evropiane dhe janë gjithmonë të sakta në cilësi dhe shërbim.

Kostoja e një ambulance tokësore apo asaj ajrore është gjithmonë specifike për secilin rast. Ne ju inkurajojmë të kontaktoni me ekspertët tanë mjekësorë për një vlerësim falas. Koordinatorët tanë mjekësorë synojnë të përgjigjen brenda 1 ore.

 

Shërbimet tona ofrohen për në të gjitha shtetet e poshtë-shënuara dhe anasjelltas:

Turqi, Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Angli dhe vende të tjera qoftë ato brenda BE-së apo jashtë saj.

Merrni Ofertë Falas
Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
15:47
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale