3 Ditë | |
Ambulantor | |
6-8 Orë | |
Anestezi Lokale | |
E Menjëherëshme |
3 Ditë | |
Ambulantor | |
6-8 Orë | |
Anestezi Lokale | |
E Menjëherëshme |
Shumë njerëz vuajnë nga rritja e dobët e flokëve ose rënia e flokëve. Në rënien e flokëve ndikim mund të ketë stresi, ushqimi që marrim gjatë ditës e gjëra të tjera. Sidomos te meshkujt rënia e flokëve është shumë e pranishme dhe është njëra ndër gjërat që shkakton më së shumti shqetësim. Kur nuk jeni të kënaqur me flokët tuaja dhe dëshironi të keni flokë të shëndetëshme, transplantimi i flokëve me metodën FUE mund ta zgjidhë këtë problem. Teknikat e mbjelljes së flokëve është zhvilluar shumë viteve të fundit. Sot është e mundur që me anë të teknikës FUE të bëhet transplantimi i flokëve në një mënyrë shumë të lehtë.
Transplantimi i flokëve me metodën FUE, bëhet së pari duke rruar zonën për nxjerrjen e flokëve. Zona ku nxirren qimet folikulare në përgjithësi është zona mbrapa kokës. Rrënjët e flokëve nxirren me një gjilpërë që është e posaçme hipodermike me një lëvizje rrotulluese. Të gjitha folikulat renditen sipas drejtimit të rritjes. Kjo siguron një pamje natyrale gjatë zhvillimit të flokëve dhe mundëson një rezultat më të mirë.