Një Mjek
Mirë se vini në Një Mjek
Na njihni më afër!
Mirë se vini në Një Mjek

Një Mjek Rreth Nesh

Një Mjek është  partneri juaj i besueshëm në turizmin shëndetësor. Ne jemi të specializuar në konsulencën mjekësore dhe në orientimin e duhur të pacientëve drejtë institucione mjekësore të klasit të parë dhe profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit.

 

Jo të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit mund të kenë informacionet e nevojshme mbi spitalet e mjekët më të mirë në fushat specifike dhe mbi çmimet më të përshtatshme për trajtimin e nevojshëm. Prandaj, themelimi i qendrës këshilluese “Një Mjek” është parë e rëndësishme që ti sjellim më një vend mjekët më të zot, spitalet më serioze dhe çmimet më reale të parapara saktë sipas protokollit të paraparë për trajtim.

 

Misioni ynë është ta bëjmë këtë udhëtim sa më të thjeshtë dhe pa stres. Ne ofrojmë shërbime të personalizuara të përshtatura për nevojat tuaja specifike, duke siguruar që të merrni kujdesin më të lartë në një ambient të rehatshëm dhe mikpritës.

 

Ekipi ynë i profesionistëve të dedikuar është këtu për t'ju udhëhequr në çdo hap të rrugës, nga konsultimi fillestar deri te mbështetja pas trajtimit. Ne zgjedhim me kujdes spitale të akredituara dhe mjekë të kualifikuar, duke siguruar që të keni akses në avancimet më të fundit mjekësore në një gamë të gjerë specialitetesh, përfshirë kirurgjinë plastike, dentistrinë dhe më shumë. Me këtë bëjmë të mundur që pacienti pa pasur fare nevojë të vije në Turqi, të informohet se a mund të trajtohet në Turqi problemi shëndetësor në fjalë, nëse po, cila është skema e trajtimit dhe cila është kosto e përafërt.

 

Një Mjek funksionon nën ombrellën e OnPoint Consulting Center SH.P.K., e angazhuar për t'ju bërë udhëtimin tuaj të kujdesit shëndetësor sa më të lehtë dhe efektiv.

 

Të rekomandosh doktorë ose spital është më shumë se punë, është përgjegjësi. Prandaj edhe e kemi vendosur vetës slloganin “Besimi i juaj është përgjegjësi për ne”.

 

 

 

 

 

Vite Eksperiencë
5+
Vite Eksperiencë
Pacient të Lumtur
1000+
Pacient të Lumtur
Spitale Partnere
10+
Spitale Partnere
Doktor të Kualifikuar
150+
Doktor të Kualifikuar
Shikoni filmin promovues
Një Mjek
Shikoni filmin promovues
Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
09:56
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale