Një Mjek
Një Mjek
Një thirrje për kujdes: Ju lutem, shqyrtoni me vëmendje mjekun dhe spitalin para ndërhyrjeve bariatrike (Gastric Sleeve)
Një thirrje për kujdes: Ju lutem, shqyrtoni me vëmendje mjekun dhe spitalin para ndërhyrjeve bariatrike (Gastric Sleeve)

Ngjarja tragjike e humbjes së jetës së një të riu si pasojë e një operimi të lukthit duhet të shërbejë si një alarm serioz për të gjithë ata që e konsiderojnë një ndërhyrje të tillë kirurgjike. Operimet bariatrike nuk janë procedura të thjeshta dhe vendimi për t’iu nënshtruar tyre duhet të merret vetëm pas një vlerësimi të kujdesshëm mjekësor dhe institucional.

Përzgjedhja e spitalit dhe e mjekut është vendimtare. Jo të gjithë mjekët dhe jo të gjitha spitalet janë të njëjtës cilësi – as në Turqi dhe as kudo tjetër. Si Agjenci e Turizmit Mjekësor, prej vitesh jemi dëshmitarë të një numri të madh ofertash mashtruese në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, ku promovohen çmime jashtëzakonisht të ulëta për ndërhyrje serioze kirurgjike. Çmime të tilla duhet të ngjallin dyshim të menjëhershëm te çdo pacient i përgjegjshëm.

Para se të merrni një vendim përfundimtar për një operim bariatrik, është thelbësore të vlerësoni:

•⁠  ⁠kapacitetet reale të spitalit,

•⁠  ⁠përvojën dhe kualifikimet e mjekut kirurg,

•⁠  ⁠seriozitetin dhe plotësinë e ekzaminimeve para operacionit,

•⁠  ⁠protokollet e sigurisë dhe ndjekjen pas operacionit.

Gjatë punës sonë, kemi dëgjuar dhe takuar përfaqësues të kompanive që deklarojnë se trajtojnë mbi 100 pacientë në muaj për operime të lukthit, kryesisht për shkak të çmimit të lirë, dhe për të cilët humbja e 2–3 pacientëve në muaj konsiderohet “normale”. Kjo qasje është thellësisht shqetësuese dhe e papranueshme nga pikëpamja mjekësore dhe etike.

Në kontrast të plotë me këtë realitet, përmes Një Mjek, gjatë më shumë se 5 viteve të funksionimit dhe me mbi 300 pacientë që kanë bërë operimin Gastric Sleeve apo siç njihet në popull Ngushtimi i Lukthit, nuk kemi pasur asnjë rast fatal dhe madje as komplikime më të vogla. Arsyeja është e qartë: përzgjedhje rigoroze e spitaleve dhe mjekëve, si dhe respektim strikt i protokolleve mjekësore para dhe pas operacionit.

Një fakt shumë domethënës është se rreth 30% e pacientëve tanë për gastric sleeve ju anulohet operimi, pasi gjatë ekzaminimeve para-operatore konstatohet se nuk janë ende kandidatë të përshtatshëm për ndërhyrje bariatrike. Në këto raste:

•⁠  ⁠pacientët rimbursohen për pjesën e pashfrytëzuar,

•⁠  ⁠kthehen në vendin e tyre për trajtim të mëtejshëm mjekësor, dhe vetëm pasi të konfirmohet përmirësimi i gjendjes shëndetësore me analiza të plota, rishqyrtohet mundësia e operimit.

Shumë prej këtyre pacientëve fillimisht janë ndjerë të zhgënjyer apo të mërzitur nga refuzimi, por sot janë dëshmia më e mirë se ky vendim ka qenë në të mirën e tyre. Fatkeqësisht, rasti tragjik i përmendur së fundmi e vërteton më së miri rëndësinë e këtij procesi të kujdesshëm, veçanërisht kur raportohet se pacienti është mbajtur vetëm një natë në spital pas operacionit.

Pacientët e Një Mjek që i nënshtrohen operimeve bariatrike:

•⁠  ⁠i nënshtrohen një procesi të gjërë ekzaminimesh, 

•⁠  ⁠qëndrojnë minimum 4 ditë të shtruara në spital,

•⁠  ⁠lirohen për udhëtim vetëm pasi të kenë kaluar të gjitha testet e nevojshme,

•⁠  ⁠marrin udhëzime të detajuara, si me shkrim ashtu edhe verbalisht,

•⁠  ⁠dhe ndiqen nga dietologia jonë në Kosovë për një periudhë njëvjeçare pas operimit.

Të gjitha këto elemente duhet të merren seriozisht në konsideratë nga çdo kandidat për operim bariatrik, përpara se të marrë një vendim final.

Agjencia e Turizmit Mjekësor Një Mjek vazhdon punën e saj me profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim maksimal ndaj sigurisë së pacientit. Çdo pacient që zgjedh të realizojë ndërhyrje mjekësore në Turqi përmes konsulencës sonë, pajiset me të gjitha informacionet e nevojshme në formë të shkruar dhe procedohet për operim vetëm pasi të jenë marrë të gjitha aprovimet përkatëse nga mjekët specialistë.

Shëndeti nuk është vend për kompromise. Vendimi i duhur merret me informacion të saktë, jo me çmimin më të ulët.

Një referencë në lidhje me ngjarjen tragjike: Kliko këtu

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
18:09
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale