Rejani Vuante Nga Kanceri Në Organet Gjenitale
Rejani u trajtua në repartin e Hematologjisë së Fëmijëve në Spitalin MedicalPark në Stamboll. Pas një pune me plot përkushtim dhe me një angazhim maksimal të një grupi mjekësh profesionistë nga Hematologjia e Fëmijëve dhe repartet tjera ndërlidhëse, Rejani arriti që ta mposhtë sëmundjen dhe pothuajse një vit pas fillimit të trajtimit, Rejani së bashku me nënën e tij u kthyen në Kosovë. Rejani vuante nga kanceri në organet gjenitale, më sakt tek fshikza e urines, e njohur në shkencë si Rhandomyosarcoma Embrioanl.
Rejani po ndihet shumë më mirë
Nëna e Rejanit, znj. Shkurta, u shpreh: ‘’Rejani po trajtohet në repartin e hematologjisë qe më shumë se 5 muaj. Tashmë pas operimit që i është bërë nga Prof. Koray Yalçın po duket shumë më mirë. Nga një gjendje e rëndë që ishte, tashmë Rejani është kthyer në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Dje e ka marrë edhe kemoterapinë e fundit dhe tani po presim që sa më parë të kthehemi në Kosovë me shpresën se Rejani kurrë më nuk do ketë problem.’’
Nëna e Rejanit shprehet shumë falënderuese për të gjithë që kanë ndihmuar në një mënyrë, e posaqërishtë falënderon Një Mjek
Më pas znj. Shkurta vazhdoi me falënderimet duke na veçuar edhe ne si NjëMjek, që gjatë gjithë këtij rrugëtimi që ishte i vështirë por me një fund të lumtur ne ishim pranë Rejanit dhe pranë familjes së tij: ‘’Dua fillimisht të falënderoj Ministrinë e Shëndetsisë së Kosovës që e ka financuar plotësishtë trajtimin e Rejanit, dua të falënderoj doktorin e nderuar Prof. Koray Yalçın që e ka përcjell që nga fillimi, spitalin Medical Park dhe veçanërisht dua të falënderoj Ylfeten për kujdesin e saj maksimal që e ka treguar që nga dita e parë që kemi hyrë në spital. Kjo dhe ekipi i saj NjëMjek janë kujdesur në mënyrë të veçantë për mua dhe Rejanin, si në pjesën e organizimit, me termine, përgaditjen e dokumentacionit për ministri, poashtu janë përkujdesur edhe për pritjen dhe përcjelljen, me një fjalë pothujse 24 orë kanë qenë në dispozicion për ne.’’