Rejani u trajtua në repartin e hematologjisë për 6 muaj. Rejani para operacionit ishte në gjendje shumë kritike ndërsa pas operacionit është bërë shumë mirë.
Së pari dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësis të Kosovës që mbuluan të gjitha shpenzimet sidhe dua të falënderoj edhe mjekun Prof Koray Yalçın që u përkujdes për Rejanin.
Veçanërisht dua të falënderoj Ylfete Dragaj Zajmi që ka qenë me ne gjithmonë me ekipin e saj të Një Mjek, që kanë qëndruar me ne 24 orë kurdo që kemi pasur nevoj.


Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.