Një Mjek
Një Mjek
IVF
IVF

FERTILIZIMI IN VITRO (IVF) 

Është një formë riprodhuese e asistuar, ku përfshihet kombinimi i një veze dhe spermatozoidëve jashtë trupit në kushte laboratorike. Embrioni transferohet në mitër me shpresën e një shtatzanie të suksesshme. Kjo teknikë ka ndihmuar njerëzit në gjithë botën dhe ka dalë të jetë e suksesshme që gratë të mbesin shtatzëna dhe të kenë fëmijë, sidomos nëse kanë probleme me infertilitetin. Këtu është procesi IVF në detaje: 

STIMULIMI I VEZOREVE

Qëllimi është që të prodhohen shumë vezë për rimarrje, jo të gjitha vezët do të fekondohen dhe zhvillohen në embrione të qëndrueshme. Për të monitoruar rritjen dhe zhvillimin e folikulave të vezoreve përdoren skanime me ultratinguj, si dhe matja e niveleve të hormoneve dhe rregullimi i dozës së ilaçeve sipas nevojës përdoren testet e gjakut.

MARRJA E VEZËVE

Kjo bëhet për të mbledhur vezët e pjekura nga vezoret për fekondim. Kjo procedurë kryhet me anestezi ose me përdorim të qetësuesve, me anë të një gjilpëre të hollë përmes murit vaginal në vezore përmes ultratingujve. Lëngu që përmban vezët aspirohet, ku mblidhen dhe dërgohen në laborator.

FERTILIZIMI

Me anë të kësaj metode bëhet fekondimi i vezëve nga spermatozoidi në mjedise të kontrolluara. Vezët dhe sperma bëhen bashkë në një enë të sterilizuar dhe lihen gjatë natës që të fekondohen natyrshëm. Një spermë e vetme injektohet në secilën vezë, kjo metodë përdoret në raste të infertilitetit mashkullor, ose nëse IVF-ja e mëparshme ka dështuar.

KULTURA E EMBRIONIT

Kjo metodë lejon embrionet të zhvillohen në mjedise laboratorike të kontrolluara. Ky embrion zakonisht vlerësohet 2-3 ditë pas fekondimit. Kur të jetë dita e 5-6, vezët e fekonduara (embrionet) arrijnë në fazën e blastocistit që përmban 100 qeliza.

TRANSFERIMI I EMBRIONIT

 Qëllimi i vendosjes së embrioneve të zgjedhura në mitër është shtatzania dhe implantimi. Për transferimin e embrionit përdoret një kateter e hollë dhe fleksibile. Është një procedurë e shpejtë dhe pa dhimbje e ngjashme me Pap-testin. Numri i embrioneve që transferohen varet nga disa faktorë si: mosha e gruas, cilësia e embrionit dhe nëse më herët kanë bërë IVF.

MBËSHTETJA E FAZËS LUTEALE

Kjo fazë është e rëndësishme për të mbështetur rreshtimin endometrial dhe përmirësimin e shanseve të implantimit.

TESTI I SHTATZANISË

Kjo duhet të bëhet që të konfirmohet nëse embrioni i vendosur ka pasur sukses dhe shtatzania ka filluar. Duhet të bëhet rreth dy javë pas transferimit të embrionit, dhe rezultati pozitiv tregon nëse është shtatzënë.

PSE PËRDORET IVF?

Fertilizimi In Vitro (IVF) përdoret për shumë arsye, qëllimi kryesor është t’i ndihmojë çiftet në parandalimin e infertilitetit dhe arritjen e shtatzanisë. Këtu janë disa arsye pse përdoret IVF:

STERILITETI

Kjo kufizohet si pamundësia për të mbetur shtatzënë pas një viti ose më shumë tentimi për shtatzani.

  • Steriliteti femëror: përfshin çrregullimet e ovulacionit, tubat e bllokuar, endometrioza ose mosha e lartë.
  • Steriliteti mashkullor: përfshin numrin e ulët të spermatozoidëve dhe lëvizshmëri të dobët, dhe formën jo normale të spermatozoidëve.
  • Sterilitet i pashpjegueshëm: kur nuk identifikohet asnjë faktor infertiliteti, pavarësisht testimeve.
  • Steriliteti i faktorit tubal: kur tubat fallopiane janë të bllokuara, me anë të IVF anashkalohen këta tuba.

ÇRREGULLIMET E OVULACIONIT

 Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim i zakonshëm hormonal tek gratë ku shkakton një ovulim të parregullt, si dhe dështimi i parakohshëm i vezoreve atëherë ndalojnë së funksionuari normalisht para moshës 40 vjeç.

ENDOMETRIOZA

 Është gjendje ku indet e ngjashme me mukozën rriten jashtë mitrës, ku shkakton dhimbje dhe ndikon në fertilitet. IVF mund të ndihmojë duke vendosur embrionin drejtpërdrejt në mitër duke anashkaluar zonat e prekura.

INFERTILITETI MASHKULLOR

Numri i ulët i spermatozoidëve, morfologjia jonormale dhe lëvizshmëria e dobët mund të ndikojnë. Me anë të IVF mund të injektohet drejtpërdrejt një spermë e vetme në një vezë, për t'i parandaluar këto probleme.

ÇRREGULLIMET GJENETIKE

Për ata që kanë diagnozë gjenetike, IVF lejon vendosjen e embrioneve para implantimit, duke zvogëluar rrezikun e çrregullimeve të trashëguara.

FAKTORËT E QAFËS SË MITRËS

 Nëse keni anomalitë strukturore si fibroidet e mitrës, armiqësia e mukusit, mund të pengojnë procesin natyral, me anë të IVF anashkalohen këto probleme.

INFERTILITETI I LIDHUR ME MOSHËN

Mosha më e madhe e nënës, veçanërisht pas 35-40 vjeç, fertiliteti i tyre zvogëlohet sepse bie edhe numri dhe cilësia e vezoreve. IVF mund të përdoret duke marrë vezët dhe embrionet më cilësore.

ABORTET E VAZHDUESHME

Për çiftet që kanë pasur aborte të vazhdueshme IVF mund të ndihmojë për identifikimin e embrioneve normale kromozomale, duke ulur rrezikun nga aborti.

PACIENTËT ME KANCER

 Pacientët që kanë marrë kimioterapi dhe rrezatim mund të dëmtojnë fertilitetin, me anë të IVF mund të ngrijnë vezët, spermatozoidët ose embrionet para fillimit të trajtimit.

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SUKSESIN E IVF

  • Mosha:
    Nën 35 vjeç: zakonisht kanë shkallën më të lartë të suksesit, 40-50%
    Mosha 35-37 vjeç: 30-40% shkallë të suksesit
    Mosha 38-40 vjeç: 20-30% shkallë të suksesit
    Mosha 41-42 vjeç: 10-20% shkallë të suksesit
    Mbi 42 vjeç: nën 10% shkallë të suksesit.
  • Shkaku i sterilitetit
  • Cilësia e embrionit
  • Numri i embrioneve të marra
  • Shtatzania e mëparshme
  • Stili i jetesës
  • Përdorimi i teknologjisë dhe klinika
  • Matja e suksesit të IVF
  • Shkalla klinike e shtatzanisë

RREZIQET E IVF

  • Rreziqet mjekësore: mund të ndodhë sindroma e Hiperstimulimit ovarian për shkak të medikamenteve të fertilitetit, mund të keni simptoma si: dhimbje barku, fryerje, të vjella, në raste të rënda gulçim.
  • Shtatzanitë e shumëfishta: marrja e embrioneve të shumëfishta ka gjasa të kesh binjakë ose më shumë, mund të ndodhin komplikime si: rrezik i lindjes së parakohshme, lindje me peshë të ulët si dhe diabeti gestacional.
  • Shtatzani ektopike: këtu embrioni vendoset jashtë mitrës, në tubin fallopian, ndodh në 2-5% të shtatzanive IVF. Mund të shfaqen simptoma si: dhimbje e legenit, marramendje dhe gjakderdhje vaginale.
  • Defekte të lindjes: rreziku është më i ulët në krahasim me lindjet natyrale megjithatë mbetet një rrezik i ulët dhe mund të vijë si pasojë e moshës së madhe të nënës.
  • Përdredhja e vezoreve: ku ndodh zmadhimi i vezoreve ku për shkak të stimulimit mund të shtrembërohen dhe ndërpritet furnizimi me gjak, mund të ketë simptoma si: dhimbje të legenit, të përziera dhe të vjella.
  • Gjendja emocionale: Procesi i IVF mund të ndikojë emocionalisht tek ju dhe të përjetoni stres dhe ankth për zhgënjime të mundshme.
  • Dispozita e embrionit: ju duhet të zgjedhni se çfarë të bëni me embrionet e papërdorura (p.sh. të vendosen për ngrirje për përdorim në të ardhmen, dhurim ose të shkatërrohen të gjitha), kjo mund të ketë shumë shkase për marrjen e vendimit si konsiderate etike, emocionale dhe fetare.

IVF rekomandohet për individë dhe çifte që përballen me probleme të ndryshme të infertilitetit, si tubacionet fallopiane të bllokuara ose të dëmtuara, infertiliteti i faktorit mashkullor, çrregullime të ovulacionit, endometrioza, infertiliteti i pashpjegueshëm ose ata që nuk kanë pasur sukses me trajtime të tjera të fertilitetit

Procesi IVF përfshin stimulimin e vezoreve, marrjen e vezëve, fekondimin, kulturën e embrionit dhe transferimin e embrionit. Çdo hap është vendimtar për suksesin e trajtimit

Një cikël IVF zakonisht zgjat rreth 4-6 javë nga fillimi i stimulimit të vezoreve deri në testin e shtatzënisë pas transferimit të embrionit

Normat e suksesit ndryshojnë në bazë të faktorëve si mosha e gruas, shkaku i infertilitetit dhe ekspertiza e klinikës. Në përgjithësi, shkalla e suksesit është rreth 40-50% për gratë nën 35 vjeç, duke u ulur me moshën.

Rreziqet përfshijnë sindromën e hiperstimulimit ovarian (OHSS), shtatzënitë e shumëfishta, shtatzëninë ektopike dhe efektet anësore të mundshme nga mjekimet. Stresi emocional dhe financiar janë gjithashtu konsiderata të zakonshme.

Numri i embrioneve të transferuara varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë moshën dhe cilësinë e embrionit. Transferimi i vetëm i embrionit (SET) shpesh rekomandohet për të zvogëluar rrezikun e shtatzënive të shumëfishta.

Po, vezët e donatorëve ose sperma mund të përdoren në IVF, e cila është një opsion i zakonshëm për individët me probleme të rënda të infertilitetit ose shqetësime gjenetike.

Kostoja e IVF mund të ndryshojë shumë në varësi të klinikës, vendndodhjes dhe trajtimeve specifike të kërkuara. Mesatarisht, një cikël i vetëm IVF mund të kushtojë midis 12,000 dhe 15,000 dollarë, pa përfshirë mjekimin dhe procedurat shtesë.

Transferimi i embrionit është një procedurë e thjeshtë ku embrionet e përzgjedhura vendosen në mitër duke përdorur një kateter të hollë. Zakonisht është pa dhimbje dhe nuk kërkon anestezi.

Pas transferimit, mund t'ju këshillohet të pushoni për një periudhë të shkurtër, megjithëse shumica e grave mund të rifillojnë aktivitetet normale brenda një ose dy ditësh. Një test gjaku për të konfirmuar shtatzëninë zakonisht bëhet rreth dy javë pas transferimit.
 

Treguesi i parë i një cikli të suksesshëm është një test pozitiv i shtatzënisë, i konfirmuar zakonisht nga një test gjaku që mat nivelet e hCG. Do të pasohet një ekografi për të konfirmuar shtatzëninë dhe për të zbuluar rrahjet e zemrës së fetusit.

 

Si të zgjidhni specialistin e infertilitetit në Turqi?

Ju mund të ndiqni hapat e mëposhtëm për të zgjedhur sepcialistin e duhur të infertilitetit në Turqi:

Ekspertiza dhe përvoja:
Është e rëndësishme që mjekët e përcaktuar si specialist të infertilitetit të specializohen në këtë fushë. Ju mund të hulumtoni rezymenë e mjekut dhe sfondin arsimor për të mësuar rreth fushave të ekspertizës dhe përvojës së tyre. Një nga mjekët tanë më të besueshëm është: Prof. Assoc. Dr. Şule Yıldırım Köpük

Akreditimi dhe Certifikatat:
Specialistët e infertilitetit në përgjithësi duhet të marrin akreditim nga organizatat shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Certifikatat që ata marrin nga këto organizata mund të tregojnë nivelin e ekspertizës dhe cilësisë së mjekut.
Vlerësimi i spitalit dhe klinikës:
Cilësia e spitalit apo klinikës ku punon specialist i infertilitetit që ju zgjidhni është gjithashtu i rëndësishëm. Ju mund të arrini rezultate më të besueshme dhe më të suksesshme në organizatat që ofrojnë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor.

Referencat dhe rishikimet:
Dëshmitë dhe rishikimet në internet nga pacientët e mëparshëm të mjekut mund t'ju ndihmojnë të merrni një ide mbi kënaqësinë e pacientit të mjekut dhe përqindjet e suksesit.

Komunikimi dhe qasja e ngjashme:
Një specialistë i mire i infertilitetit duhet të ketë një qasje që mund të komunikojë me pacientin, të kuptojë nevojat e pacientit dhe të krijojë planin e duhur të trajtimit. Gjatë takimit të parë me mjekun, kushtojini vëmendje nivelit të komunikimit dhe interesit.

Rezultatet e pacientit dhe normat e suksesit:
Është e rëndësishme të merret informacion në lidhje me shkallët e suksesit dhe rezultatet e pacientit të operacioneve të mëparshme të kryera nga specialist i infertilitetit. Një specialistë që arrin rezultate të suksesshme mund të jetë një zgjedhje e besueshme.

Për më shumë informata ne lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzime dhe çdo gjë tjetër rreth sherbimeve tona ne kuadër të partnerëve tanë, ju lutem na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36 ; Kosovë +383 48 333 752

Kontakto Mjekun Tani

 

Faqe të tjera

Merrni Ofertë Falas
Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
14:10
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale