Jeni nji staf i mrekullueshem ju faliminderit per gjitha ,
Jeni nji staf i mrekullueshem ju faliminderit per gjitha ,
Përshëndetje, unë jam Nikoleta, jam 24 vjeçe dhe jetojë në Itali. Kam kontaktuar me stafin e Një Mjek, të cilët më kanë dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për sa i përket operacionit të ngushtimit të stomakut. Kemi qenë në kontakt për disa ditë derisa morra të gjitha informacionet që doja ti dija para se të vendosja të vijë në Turqi.
Pasi që vendosa të vija i kemi marrë biletat e aeroplanit dhe kam ardhur në Turqi. Kur kemi mbërritur në aeroport stafi i Një Mjek ka dalur të na pres dhe na ka sjellur në spital për ti kryer të gjitha procedurat.
Operacioni ka shkuar shumë mirë dhe ndihem shumë mirë edhe pas operacionit. E falënderoj shumë gjithë stafin e Një Mjek për shërbimin e bërë dhe shpresoj që të shihemi për raste më të mira.
Jam Kreshniku nga Shqipëria, kam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e stomakut. Ditën që kam mbërritur në Turqi Ekremi ka dalur të më pres në Aeroport dhe më pas më ka vendosur në hotel.
Pastaj kam kaluar në spital ku më janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe pastaj jam shtrirë në spital për operacionin.
Një falënderim i veçant shkon për doktorin dhe për Ekremin dhe stafin e tij të mrekullueshëm të Qendrës Konsulltuese Një Mjek.
Nevoja për sherbime shendetësore jashtë vendit, ne mungese të mundësive ne shtetin tone, bën qëshumë bashkëqytetar tanë te ja mësyinë Turgisë.
Ne rastin tone familjar, kur nipit tim i nevojitej transplantim i veshkes, rastësisht rashë në kontakt me këtë faqe. Gatishmeria e tyre për të biseduar dhe për të dhënë informacione kur do dhe sa herë gë na duhej, para dhe pasi kemi shkuar ne spital në Turqi, më ka bërë që të kam besim te këta djem dhe vajza te përkushtuar maksimalisht ne punën e tyre.
Faleminderit edhe një herë për gjithë atë qe keni bere për rastin e familjes sone!
Une jam Miradije Kabashi nga Kosova dhe jam 46 vjeçare.Kam ardhe ne Stamboll per ngushtim te lukthit, sot eshte dita e 3-te dhe po kthehem ne Kosove.Jam shume mire, me kane percjelle mire, jam kontrolluar mire, te gjitha te mirat m’i kane be. Jam duke u kthyer e lumtur dhe mire.I falenderoj shume te gjithe ata, mjekun dhe te gjithe qe jane kujdesur per mua.
Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.
Përshëndetje, jam Drilona Shala. Kam bërë operacionin e ngushtimit të lukthit. E falënderoj shumë doktorin Prof Assoc Mustafa Atabey, dhe besoj se me këtë operacion të suksesshëm që ka bërë do të ma ndryshoj jetën.
Një falënderim tjetër shumë i veçant shkon edhe për Ylfeten, me të cilën nisa edhe iniciativën time. Më ka dhënë një përkrahje të madhe dhe më është gjindur afër gjatë gjithë kohës kur kam pasur nevoj. Pas operacionit jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem.
Së pari kam kontaktuar përmes internetit me Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe i kam treguar që jam i interesuar për trajtimin me Stem Cells. Stafi i Një Mjek më ka informuar detajisht mbi të gjitha proceduar dhe gjërat që duhet ti dijë mbi këtë trajtim.
Transporti, udhëheqja, akomodimi dhe të gjitha procedurat tjera kanë shkuar shumë mirë dhe jam mëse i kënaqur.
Meqenëse në Kosovë shërbimet mjekësore në të shumtën e rasteve nuk po janë të mjaftueshem pacientët po detyrohen të marrin trajtim jashtë vendit. Për të gjetur një zgjidhje pacientët po detyrohen të vijnë në Turqi.
Zgjidhja më e mirë është përmes Qendrës Konsulltuese Një Mjek. Kujdesen për të gjitha procedurat si transporti, terminet, konsultimet me mjekët. Një gjë që është edhe më e rëndësishme është se janë shqipëtar dhe ja vlen edhe njëher më shumë.
Poashtu edhe unë jam i gatshëm ti ndihmoj ata pacient që kanë të njëjtin problem sikur unë dhe duan të marrin trajtim me Stem Cells.
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Përshëndetje për të gjithë. Ditën që kemi mbërritur në mëngjes stafi i Qendrës Konsulltuese Një Mjek kishte dalur për të na pritur. Na sollën në spital dhe këtu i bëmë të gjitha analizat e nevojshme për të vendosur balonën në stomak.
Do e vendosi balonën për arsye se jam në mbipeshë të madhe dhe nuk mund të bëjë direkt ngushtimin e stomakut. Pas rënies në peshë pastaj do bëjë ngushtimin e stomakut. Të gjithë mbipeshën që e kam dëshiroj ta heqi dhe të bëhem sa më mirë.
E falënderoj shumë Qendrën Konsulltuese Një Mjek për kujdesin dhe për punën që bëjnë.