Së pari kam kontaktuar përmes internetit me Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe i kam treguar që jam i interesuar për trajtimin me Stem Cells. Stafi i Një Mjek më ka informuar detajisht mbi të gjitha proceduar dhe gjërat që duhet ti dijë mbi këtë trajtim.
Transporti, udhëheqja, akomodimi dhe të gjitha procedurat tjera kanë shkuar shumë mirë dhe jam mëse i kënaqur.
Meqenëse në Kosovë shërbimet mjekësore në të shumtën e rasteve nuk po janë të mjaftueshem pacientët po detyrohen të marrin trajtim jashtë vendit. Për të gjetur një zgjidhje pacientët po detyrohen të vijnë në Turqi.
Zgjidhja më e mirë është përmes Qendrës Konsulltuese Një Mjek. Kujdesen për të gjitha procedurat si transporti, terminet, konsultimet me mjekët. Një gjë që është edhe më e rëndësishme është se janë shqipëtar dhe ja vlen edhe njëher më shumë.
Poashtu edhe unë jam i gatshëm ti ndihmoj ata pacient që kanë të njëjtin problem sikur unë dhe duan të marrin trajtim me Stem Cells.
Përshëndetje për të gjithë. Ditën që kemi mbërritur në mëngjes stafi i Qendrës Konsulltuese Një Mjek kishte dalur për të na pritur. Na sollën në spital dhe këtu i bëmë të gjitha analizat e nevojshme për të vendosur balonën në stomak.
Do e vendosi balonën për arsye se jam në mbipeshë të madhe dhe nuk mund të bëjë direkt ngushtimin e stomakut. Pas rënies në peshë pastaj do bëjë ngushtimin e stomakut. Të gjithë mbipeshën që e kam dëshiroj ta heqi dhe të bëhem sa më mirë.
E falënderoj shumë Qendrën Konsulltuese Një Mjek për kujdesin dhe për punën që bëjnë.