Përshëndetje, unë kam bërë operacionin e lukthit bypass. Operacionin e kam kryer në spitalin Medical Park në Stamboll. Dua të falënderoj shumë mjekun që e ka bërë operacionin, Prof Assoc Mustafa Atabey dhe posaqërishtë dua ta falënderoj Ylfeten me stafin e saj të Një Mjek për gjithë organizimin.
Pas operacionit të bërë, isha për kontrolla në Zvicërr, ku edhe jetoj, dhe doktorët më thanë që ka rezultate shumë të mira. Për këtë arsye jam shumë falënderuese për të gjithë stafin e Një Mjek për këshillat e dhëna dhe për kujdesin e shtuar.


Unë jam Ina dhe jam 23 vjeçare. Kam bërë ngushtimin e stomakut dhe ndihem shumë mirë. Operacionin e bëri Prof Assoc Mustafa Atabey i cili ka një ekip të shkëlqyeshëm. Operimi ishte shumë i shkurtër rreth një orë dhe morra veten shumë shpejt.
Operimi u bë në spitalin MedicalPark dhe ishte një operim shumë i lehtë, falë edhe përvojës së mjekut. Nuk kam dhimbje dhe dy ditë pas operacionit jam kthyer në shtëpi.
Thjeshtë dua ti them faleminderit të gjithë doktorëve dhe të gjithë stafit mjekësor të këtij spitali.