Qendra me te cilen nuk kam perjetu asnje zhgenjim. Te gjitha zotimet e dhena jane realizu ne perpikmeri.
Qendra me te cilen nuk kam perjetu asnje zhgenjim. Te gjitha zotimet e dhena jane realizu ne perpikmeri.
Definitivisht nuk kam fjal me pershkru ndjenjen e lumturis qe e kom marr nje vendim kaq t'mire ne jeten tem, ngushtimin e lukthit.. qe tash po ndihna teper mireee, edhe spo kom probleme shendetsore, eshte nje operim shume i leht, sidomos kur flitet mu kry operimi ne spitalin medical park , eshte doktor profesionalist dhe une e kom kry shume mire operimin, edhe stafi jone teper te mire, jaa VLEN me shku ne kete spital
Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.
Nevoja për sherbime shendetësore jashtë vendit, ne mungese të mundësive ne shtetin tone, bën qëshumë bashkëqytetar tanë te ja mësyinë Turgisë.
Ne rastin tone familjar, kur nipit tim i nevojitej transplantim i veshkes, rastësisht rashë në kontakt me këtë faqe. Gatishmeria e tyre për të biseduar dhe për të dhënë informacione kur do dhe sa herë gë na duhej, para dhe pasi kemi shkuar ne spital në Turqi, më ka bërë që të kam besim te këta djem dhe vajza te përkushtuar maksimalisht ne punën e tyre.
Faleminderit edhe një herë për gjithë atë qe keni bere për rastin e familjes sone!
Përshëndetje për të gjithë. Ditën që kemi mbërritur në mëngjes stafi i Qendrës Konsulltuese Një Mjek kishte dalur për të na pritur. Na sollën në spital dhe këtu i bëmë të gjitha analizat e nevojshme për të vendosur balonën në stomak.
Do e vendosi balonën për arsye se jam në mbipeshë të madhe dhe nuk mund të bëjë direkt ngushtimin e stomakut. Pas rënies në peshë pastaj do bëjë ngushtimin e stomakut. Të gjithë mbipeshën që e kam dëshiroj ta heqi dhe të bëhem sa më mirë.
E falënderoj shumë Qendrën Konsulltuese Një Mjek për kujdesin dhe për punën që bëjnë.
Përshëndetje, jam Drilona Shala. Kam bërë operacionin e ngushtimit të lukthit. E falënderoj shumë doktorin Prof Assoc Mustafa Atabey, dhe besoj se me këtë operacion të suksesshëm që ka bërë do të ma ndryshoj jetën.
Një falënderim tjetër shumë i veçant shkon edhe për Ylfeten, me të cilën nisa edhe iniciativën time. Më ka dhënë një përkrahje të madhe dhe më është gjindur afër gjatë gjithë kohës kur kam pasur nevoj. Pas operacionit jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem.
Jam shum e kenaqur nga ekipi i njemjek.ato gjenden ne cdo kohe aty per ty.doktorret jan specialiste dhe spitali esht i standarteve te larte.❤️
Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Unë jam personi i dytë nga familja ime të cilit i kam bërë këtë operacion. Siç e kanë përshkruar të tjerët, nuk ka qenë një operacion i vështirë, sot është dita e 3-të pas operacionit dhe ndihem shumë mirë. Nga fillimi i procesit deri në fund, ne kemi kaluar shumë mirë në çdo aspekt me kompaninë Njemjek.
Komenti në Google Review