Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.


Përshëndetje, unë kam bërë operacionin e lukthit bypass. Operacionin e kam kryer në spitalin Medical Park në Stamboll. Dua të falënderoj shumë mjekun që e ka bërë operacionin, Prof Assoc Mustafa Atabey dhe posaqërishtë dua ta falënderoj Ylfeten me stafin e saj të Një Mjek për gjithë organizimin.
Pas operacionit të bërë, isha për kontrolla në Zvicërr, ku edhe jetoj, dhe doktorët më thanë që ka rezultate shumë të mira. Për këtë arsye jam shumë falënderuese për të gjithë stafin e Një Mjek për këshillat e dhëna dhe për kujdesin e shtuar.