Pas kontakteve që kisha me stafin e Një Mjek nuk ishte shumë e vështirë ta vendosja përfundimishtë ngushtimin e stomakut. Stafi i Një Mjek ishin gjithmonë të gatshëm të më përgjigjeshin rreth çdo paqartësie që kisha. Pasi që vendosa të vija bleva biletat dhe u nisa për Stamboll. Që nga momenti që kam mbërritur e deri sa jam kthyer në aeroport për tu kthyer në Kosovë, stafi i mrekullueshëm i Një Mjek u përkujdesën për të gjitha procedurat. Që nga transferi prej aeroportit në spital, qëndrimi në hotel dhe procedurat në spital shkuan të gjitha në rregull. Të gjitha këto procedura ishin shumë mirë të organizuara dhe nuk kishte asnjë problem.
Sa i përket operacionit ishte shumë i lehtë dhe e kalova shumë mirë. E falënderoj edhe mjekun dhe stafin e tij të madh për punën e bërë. E falënderoj përzemërsishtë edhe stafin e Një Mjek që ishin afër meje gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë obez dhe hezitojnë të bëhen operacion ju them që të kontaktojn Një Mjek dhe të marrin këshillat që ju nevojiten, sepse ky operacion është një hap i madh për një jetë më të shëndetshme.


Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.