Ishte kënaqësia ime, jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj.
Ishte kënaqësia ime, jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj.
Kishim nje eksperienc shum te mire ne kete spital falemimderit per pritjen dhe miresjelljen e juaj.
Unë jam personi i dytë nga familja ime të cilit i kam bërë këtë operacion. Siç e kanë përshkruar të tjerët, nuk ka qenë një operacion i vështirë, sot është dita e 3-të pas operacionit dhe ndihem shumë mirë. Nga fillimi i procesit deri në fund, ne kemi kaluar shumë mirë në çdo aspekt me kompaninë Njemjek.
Nisi kështu me një kontakt ne @nje_mjek dhe çdo ditë me ju ishte një fitore. Falëminderit për gjithçka që në fillim të procesit që bëtë për mua. Ishte mbështetja, inkurajimi dhe forca që më dhat për të bërë të besueshëm për mua atë që shoh sot pas shërimit nga sëmundja famëkeqe e Leukimisë.
Falëminderit për mbështetjen dhe kurajon që më jepnit Ylfete dhe Ekrem. Zoti ju dhëntë çdo të mirë në jetën tuaj
Përshëndetje, unë jam Nikoleta, jam 24 vjeçe dhe jetojë në Itali. Kam kontaktuar me stafin e Një Mjek, të cilët më kanë dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për sa i përket operacionit të ngushtimit të stomakut. Kemi qenë në kontakt për disa ditë derisa morra të gjitha informacionet që doja ti dija para se të vendosja të vijë në Turqi.
Pasi që vendosa të vija i kemi marrë biletat e aeroplanit dhe kam ardhur në Turqi. Kur kemi mbërritur në aeroport stafi i Një Mjek ka dalur të na pres dhe na ka sjellur në spital për ti kryer të gjitha procedurat.
Operacioni ka shkuar shumë mirë dhe ndihem shumë mirë edhe pas operacionit. E falënderoj shumë gjithë stafin e Një Mjek për shërbimin e bërë dhe shpresoj që të shihemi për raste më të mira.
Gjithqka ka qenë prefekt, qe nga nisja nga Kosova pritja e organizuar ne Aeroporin e Stambollit dhe dergimi vendosja ne spital, pritja e shkelqyeshme e stafit, egzminimi bërja e analizave intervenimi si dhe trajtimi pas intervenimi.
Është dita e nëntë pas intervenimit dhe e ndjej veten shumë mirë.
Falemenderim stafit te spitalit ,Dr që më operoj perkthyeses si dhe falemderim i posaqem zotri Ekremit i cili gjithqka organizoj dhe shkoj mirë ashtu si e ka planifikuar.
FALEMINDERIT!
Komenti në Google Review
Jeni nji staf i mrekullueshem ju faliminderit per gjitha ,
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Nevoja për sherbime shendetësore jashtë vendit, ne mungese të mundësive ne shtetin tone, bën qëshumë bashkëqytetar tanë te ja mësyinë Turgisë.
Ne rastin tone familjar, kur nipit tim i nevojitej transplantim i veshkes, rastësisht rashë në kontakt me këtë faqe. Gatishmeria e tyre për të biseduar dhe për të dhënë informacione kur do dhe sa herë gë na duhej, para dhe pasi kemi shkuar ne spital në Turqi, më ka bërë që të kam besim te këta djem dhe vajza te përkushtuar maksimalisht ne punën e tyre.
Faleminderit edhe një herë për gjithë atë qe keni bere për rastin e familjes sone!