Allahu i shperbleft ne jemi shum shum te knaqur
Allahu i shperbleft ne jemi shum shum te knaqur
Nga momenti i pare e kam kuptuar profesionalizmin e qendres “Nje Mjek”, e kjo eshte deshmuar edhe me shume gjate proceseve tjer! Eshte shume e vertete qe ne shumicen e rasteve ndonjehere me veshtire eshte te gjesh vendin e duhur per trajtim se sa shkakun nga i cili vuan. Une kam gjete strehim dhe rehati ne qendren “Nje Mjek”! Jam shume e lumtur qe me ne fund edhe ne vendin tone ofrohen konsulta për sherbime adektuate si dhe zgjidhje te shpejta dhe efeketive. Sot e tutje e ndjeje veten shume te sigurte per shendetin tim fale sherbimeve me kualitet te larte qe me ka ofru kjo qender permes nje stafi shume te afert dhe te pergatitur profesionalisht. Per me e ndje veten te qete, te shendetshem dhe te lumtur ua sygjeroj te vizitoni qendren “Nje Mjek” per te gjete zgjidhje per cdo ankese.
Une dua ta falenderoj doktorin dhe ekipin e tij, te cilet na kane percjelle dhe na kane qendruar gati çdo moment, çdo sekonde dhe ne çdo hapesire. Ka qene shume ne nivel çdo gje si percjellja, kujdesi, sherbimi, ushqimi, pastertia… Pra, gjithçka ka qene ne nivel. Jam falenderues per shkak se te gjitha ato qe i kane premtuar, i kane realizuar dhe eshte nje ndjenje e mire edhe per pacientin, por ne kete rast posaçerisht per mua. E falenderoj nga shpirti dhe zemra doktorin.dhe ekipin e tij, bashkepunetoret e tij si dhe komplet stafin.
Jeni nji staf i mrekullueshem ju faliminderit per gjitha ,
Përvoja ynë me kompanin Nje Mjek ishte shumë e mirë. Kanë pas një kujdes të mirë para dhe pash shkuarjes. Vonesat në procedura nuk na kanë shqetësuar fare pasi që kompania na ka pagu shpenzimet e hotelit për 4 ditë dhe bileten kthyese poashtu.
Pas kontakteve që kisha me stafin e Një Mjek nuk ishte shumë e vështirë ta vendosja përfundimishtë ngushtimin e stomakut. Stafi i Një Mjek ishin gjithmonë të gatshëm të më përgjigjeshin rreth çdo paqartësie që kisha. Pasi që vendosa të vija bleva biletat dhe u nisa për Stamboll. Që nga momenti që kam mbërritur e deri sa jam kthyer në aeroport për tu kthyer në Kosovë, stafi i mrekullueshëm i Një Mjek u përkujdesën për të gjitha procedurat. Që nga transferi prej aeroportit në spital, qëndrimi në hotel dhe procedurat në spital shkuan të gjitha në rregull. Të gjitha këto procedura ishin shumë mirë të organizuara dhe nuk kishte asnjë problem.
Sa i përket operacionit ishte shumë i lehtë dhe e kalova shumë mirë. E falënderoj edhe mjekun dhe stafin e tij të madh për punën e bërë. E falënderoj përzemërsishtë edhe stafin e Një Mjek që ishin afër meje gjatë gjithë kohës. Për të gjithë ata që janë obez dhe hezitojnë të bëhen operacion ju them që të kontaktojn Një Mjek dhe të marrin këshillat që ju nevojiten, sepse ky operacion është një hap i madh për një jetë më të shëndetshme.
Unë isha paciente këtu, bëra një operacion në shtyllën kurrizore dhe gjithçka shkoi kaq perfekte. Kam pasur një përvojë shumë më të lehtë me gjithë ndihmën që kam marrë nga stafi dhe jam shumë i kënaqur me rezultatet.
Jam shum e kenaqur nga ekipi i njemjek.ato gjenden ne cdo kohe aty per ty.doktorret jan specialiste dhe spitali esht i standarteve te larte.❤️
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Kemi kontaktuar Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe kemi caktuar termin në spitalin MedicalPark. Salihu është operuar dhe organizimi ka shkuar në rregull.
Stafi i Një Mjek është përkujdesur për të gjitha. Që nga pritja në aeroport deri te akomodimi në hotel dhe anasjelltas, sidhe për të gjitha procedurat në spital.
Edhe vajza e vogël Lejla ka të njëjtin problem dhe ne do të vazhdojm prap me Qendrën Konsulltuese Një Mjek. Në këtë rast falënderojm të gjithë stafin e Një Mjek.