Unë jam befasuar nga organizimi perfekt dhe devotshmëria e jashtëzakonshme e z. Ekrem dhe zj. Ylfete, nga "NJË MJEK", gjatë rrugëtimit tim të kryerjes së Sleve Gastrectomy dhe riparimit të Hernia Hiatale. Operacioni u krye nga Prof.Dr. i specializuar për tranplante, operacione bariatrike dhe kirurgji gjenerale. Dita e dytë pas operacionit, unë ndihem krejtësisht normal dhe i mundur të lëviz lirshëm dhe pa dhimbje!
I falenderoj të gjithë nga zemra, pa harruar Medinen që më ka përkthyer me shumë profesionalizëm, si edhe infermieret shumë të gjindshme dhe të devotshme!
Jua rekomandoj me konsideratë maksimale "NJË MJEK", për të zgjidhur problemet me obezitetin etj.


Së pari kam kontaktuar përmes internetit me Qendrën Konsulltuese Një Mjek dhe i kam treguar që jam i interesuar për trajtimin me Stem Cells. Stafi i Një Mjek më ka informuar detajisht mbi të gjitha proceduar dhe gjërat që duhet ti dijë mbi këtë trajtim.
Transporti, udhëheqja, akomodimi dhe të gjitha procedurat tjera kanë shkuar shumë mirë dhe jam mëse i kënaqur.
Meqenëse në Kosovë shërbimet mjekësore në të shumtën e rasteve nuk po janë të mjaftueshem pacientët po detyrohen të marrin trajtim jashtë vendit. Për të gjetur një zgjidhje pacientët po detyrohen të vijnë në Turqi.
Zgjidhja më e mirë është përmes Qendrës Konsulltuese Një Mjek. Kujdesen për të gjitha procedurat si transporti, terminet, konsultimet me mjekët. Një gjë që është edhe më e rëndësishme është se janë shqipëtar dhe ja vlen edhe njëher më shumë.
Poashtu edhe unë jam i gatshëm ti ndihmoj ata pacient që kanë të njëjtin problem sikur unë dhe duan të marrin trajtim me Stem Cells.