Ekipi me i mire!
Qendra me te cilen nuk kam perjetu asnje zhgenjim. Te gjitha zotimet e dhena jane realizu ne perpikmeri.
Une jam 20 vjeç dhe kam qene ne Kosove me shoqerine time dhe kam vizituar Nje Mjek ne Prishtina Mall. Kemi biseduar me stafin rreth operimit, se si behet, per çmimin, pra per te pare se si shkon e gjithe procedura.Une e mora vendimin per ta bere operimin, pastaj erdha ne Stamboll. Organizimi eshte shume i mire, stafi eshte shume i mire. Çmimi eshte i mire per ate qe kemi, hoteli gjithashtu. I gjithe personeli dhe doktoret jane profesional. Eshte nje gje e mire per njerezit…Falemnderit.
Mjekt me te famshem ne bote,ju lumte per punen qe beni.
Unë jam befasuar nga organizimi perfekt dhe devotshmëria e jashtëzakonshme e z. Ekrem dhe zj. Ylfete, nga "NJË MJEK", gjatë rrugëtimit tim të kryerjes së Sleve Gastrectomy dhe riparimit të Hernia Hiatale. Operacioni u krye nga Prof.Dr. i specializuar për tranplante, operacione bariatrike dhe kirurgji gjenerale. Dita e dytë pas operacionit, unë ndihem krejtësisht normal dhe i mundur të lëviz lirshëm dhe pa dhimbje!
I falenderoj të gjithë nga zemra, pa harruar Medinen që më ka përkthyer me shumë profesionalizëm, si edhe infermieret shumë të gjindshme dhe të devotshme!
Jua rekomandoj me konsideratë maksimale "NJË MJEK", për të zgjidhur problemet me obezitetin etj.
Ndjehem shume i kenaqur me sherbimin dhe punen e gjithe stafit
ne pergjithesi si dhe falenderojme perkthyesit tane shqiptare Ekremin dhe Medinen qe ishin ne cdo hap me ne
Përshëndetje për të gjithë. Ditën që kemi mbërritur në mëngjes stafi i Qendrës Konsulltuese Një Mjek kishte dalur për të na pritur. Na sollën në spital dhe këtu i bëmë të gjitha analizat e nevojshme për të vendosur balonën në stomak.
Do e vendosi balonën për arsye se jam në mbipeshë të madhe dhe nuk mund të bëjë direkt ngushtimin e stomakut. Pas rënies në peshë pastaj do bëjë ngushtimin e stomakut. Të gjithë mbipeshën që e kam dëshiroj ta heqi dhe të bëhem sa më mirë.
E falënderoj shumë Qendrën Konsulltuese Një Mjek për kujdesin dhe për punën që bëjnë.
Përshëndetje!
A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
Jam ardhur në Turqi për të bërë ngushtimin e lukthit. Operacioni kaloi shumë lehtë dhe sot, që është dita e tretë pas operacionit po ndihem shumë mirë.
Stafi i Një Mjek më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur, e tani po pres të humbas peshë. E falënderoj Qendrën Konsulltuese Një Mjek për të gjitha shërbimet.
Unë i rekomandoj të gjithë ata që janë mbipeshë të vijnë dhe ta bëjnë këtë operacion. Siç thotë edhe Big Mama “në kredit isha hi për me bo këtë operacion”.