Pas gati 1 viti e më tepër që kam kryer operacionin po ndihem shumë mirë. E falënderoj shumë mjekun, Ylfeten dhe gjithë stafin e Një mjek, që më janë gjindur gjatë gjithë kohës afër gjatë periudhës së operacionit. Kam qenë shumë keq me shëndet para se të bëhem operacion, ndërsa pas operacionit po ndihem shumë më mirë në aspektin shëndetësor.
Pas një preiudhe të gjatë me mbipeshë dhe sëmundje tjera që lidheshin mbipeshën fillova të kisha shumë probleme shëndetësore. Duke shikuar për një zgjidhje të këtij problemi rashë në kontakt me Ylfeten dhe stafin e Një Mjek. Ndër problemet e shumta që kam pasur kanë qenë tensioni në gjak, tromboza në këmbë dhe dhimbje të mëdha të gjunjëve. Shkaku i dhimbjeve në gjunjë kisha shumë probleme edhe në të ecur. Pas gjithë këtyre dhimbjeve dhe pas presionit të familjes që të bëjë ndërhyrje vendosa të bëjë operacionin. Së pari shkova në Prishtinë, por shkaku i gjitha problemeve që i ceka më lartë nuk mund të më bënin operacion.
Pas kësaj periudhe dhe pas kontaktit që kisha me Ylfete dhe stafin e Një Mjek vendosa të shkoj në Turqi ku edhe u operova. Në Stamboll të Turqisë më priti stafi i Një Mjek ku më pritën shumë mirë dhe të gjitha procedurat shkuan shumë mirë. Si shërbimi i spitalit si shërbimi i stafit të Një Mjek ishin në një nivel shumë të lartë dhe jam ndarë shumë e kënaqur.
Periudha pas operacionit mund të ju them që ka kaluar shumë mirë. Unë kam qenë 139 kg dhe pas një viti kam rënë në 75 kg duke humbur mbi 60 kg, dhe e gjitha kjo ka ndodhur në mënyrë graduale. Tani tensionin e gjakut e kom nën kontroll, me frymëmarrje nuk kam problem, kam filluar të eci më lehtë dhe të bëjë gjitha aktivitetet ditore.
Për këtë arsye dua ti falënderoj të gjithë, si mjekun, si dhe stafin e mrekullueshëm të Një Mjek që më ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës. Edhe pas operacionit janë kujdesur shumë duke më kontakuar dhe pyetur se si po shkon humbja e peshës dhe si është gjendja shëndetësore. Duke filluar me programin ushqimor pas operacionit, stafi i Një Mjek më kanë këshilluar për të gjitha gjërat.
Unë i këshilloj të gjithë ata që kanë probleme me mbipeshën të mos hezitojnë aspak dhe të vendosin të shkojnë të bëjnë ngushtimin e lukthit në Turqi, sepse është një staf i mrekullueshëm që ju pret atje, ku nuk keni aspak nevoj të shqetësoheni për asgjë.
Definitivisht nuk kam fjal me pershkru ndjenjen e lumturis qe e kom marr nje vendim kaq t'mire ne jeten tem, ngushtimin e lukthit.. qe tash po ndihna teper mireee, edhe spo kom probleme shendetsore, eshte nje operim shume i leht, sidomos kur flitet mu kry operimi ne spitalin medical park , eshte doktor profesionalist dhe une e kom kry shume mire operimin, edhe stafi jone teper te mire, jaa VLEN me shku ne kete spital
Komenti në Google Review