5 Shenjat Që Tregojnë se Mund të Keni Hernie Hiatale
Hernia hiatale ndodh kur një pjesë e stomakut shtyhet lart, përmes diafragmës, dhe futet në pjesën e kraharorit. Kjo gjendje mund të shkaktojë një sërë simptomash që shpesh ngatërrohen me probleme të tjera gastrointestinale, si refluksi ose gastriti.Në shumicën e rasteve, hernia hiatale është e vogël dhe nuk shkakton simptoma të rënda, por kur ajo zmadhohet, mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientit.
Urthi i shpeshtë ose refluksi acidik
Një nga shenjat më të zakonshme të hernies hiatale është urthi – ndjesia e djegies që fillon në stomak dhe ngjitet drejt fytit. Kjo ndodh për shkak se acidi i stomakut kthehet lart në ezofag, veçanërisht kur personi qëndron shtrirë ose pas një vakti të rëndë.Nëse keni nevojë të përdorni shpesh medikamente kundër acidit ose ndjeni djegie të përsëritura në kraharor, është mirë të kontrolloheni.
Fryrje dhe ndjesi e rëndë pas ushqimit
Pacientët me hernie hiatale shpesh ndihen të fryrë menjëherë pas ushqimit, edhe nëse kanë konsumuar një sasi të vogël. Kjo fryrje shoqërohet me ndjesi presioni apo ngopjeje të shpejtë. Arsyeja është që stomaku nuk funksionon si zakonisht, për shkak të pozicionit të ndryshuar.
Dhembje në kraharor
Disa pacientë përjetojnë dhimbje apo presion në gjoks, të ngjashme me ato të problemeve kardiake. Këto ndjesi shpesh shkaktohen nga irritimi i ezofagut prej acidit të stomakut. Në çdo rast të tillë, është e rëndësishme të përjashtohen sëmundjet e zemrës përpara se të mendohet për hernie hiatale si shkak.
Vështirësi në gëlltitje
Një simptomë tjetër që lidhet me këtë gjendje është vështirësia në kalimin e ushqimit. Disa persona ndjejnë sikur ushqimi "ngec" në fyt ose duhet më shumë kohë për ta gëlltitur atë. Kjo ndodh kur hernia shkakton presion mbi pjesën e sipërme të stomakut dhe ezofag.
Të përziera ose të vjella të përsëritura
Në raste më të rënda, hernia hiatale mund të shkaktojë të përziera pas ushqimit ose ndonjëherë edhe të vjella. Këto janë sinjale që stomaku nuk është duke përpunuar ushqimin në mënyrën e duhur për shkak të pozicionit të tij.
Si diagnostikohet hernia hiatale?
Për të konfirmuar diagnozën, mjeku mund të rekomandojë:
- Endoskopi (shikimi i brendshëm i ezofagut dhe stomakut),
- Rreze X me barium, ose
- Teste funksionale të ezofagut, sipas rastit.
A ka trajtim?
Po, hernia hiatale trajtohet. Në rastet e lehta, përdoren medikamente për uljen e aciditetit dhe këshilla për stilin e jetesës, si ngrënia në vakte të vogla, shmangia e ushqimeve të yndyrshme dhe ngritja e kokës gjatë gjumit.Në raste më serioze, kur simptomat nuk kontrollohen me trajtim mjekësor, rekomandohet operacioni me laparoskopi – një metodë moderne, minimalisht invazive dhe me kohë të shpejtë rikuperimi.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?
Nëse keni simptoma si:
- urth i shpeshtë,
- fryrje të vazhdueshme pas ushqimit,
- dhimbje në gjoks,
- ose probleme me gëlltitjen,
atëherë është koha të konsultoheni me një mjek specialist. Sa më herët të diagnostikohet gjendja, aq më e lehtë dhe efektive është trajtimi.
Për më shumë informata në lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:
e-mail: info@njemjek.com
Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752
“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”