Një Mjek
Teknika ROSI në IVF
Teknika ROSI në IVF

Shtatzënia me Teknikën Rosi

Ëndrra e çdo çiftit të martuar është të kenë fëmijë. Me zhvillimin e mjekësis moderne dhe me zhvillimin e teknologjisë edhe çiftet që nuk mund të kenë fëmijë, tani më me anë të metodave mjekësore shumë lehtë mund të bëhen me fëmijë. IVF është një mundësi që e ofron mjekësia moderne për të zgjidhur problemin që kanë çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë por nuk munden.

ROSI është një teknikë laboratorike, me anë të së cilës mundësohet që qelizat e papjekura të marrura nga mashkulli me anë të microTESE-ve, të bëhen të afta për fekondimin e vezoreve. Në këtë teknik mekanizmi kryesor i trajtimit është përdorimi i qelizave të reja, të cilat në kushte normale kanë një aftësi të dobët për të fekonduar vezën, por kanë pësuar mejozë dhe janë përgjysmuar gjenetikisht.

Prodhimi i spermës ndryshon nga personi në person, por mesatarishtë prodhimi zgjat nga 70 deri në 90 ditë. Gjatë prodhimit të spermës, rruga e prodhimit të spermës, e cila fillon nga qelizat staminale të quajtura spermatogonium, mundëson formimin e qelizave të spermës pasi kalojnë nëpër faza të ndryshme.

Faza më e rëndësishme në procesin e prodhimit të spermës është ndarja precize e materialit gjenetik të qelizës në dy pjesë nga ndarja që quhet mejozë. Në këtë mënyrë, numri i kromozomeve, i cili normalisht është 46, zvogëlohet në 23 kromozome në qelizat e spermës. Meqenëse struktura normale gjenetike e njeriut përbëhet nga 46 kromozome, veza dhe spermatozoidi duhet të mbajnë secila 23 kromozome në mënyrë që kur të kombinohen, të arrihet numrin normal i kromozomeve të njeriut.

Si bëhet teknika ROSI

Ashtu si trajtimi normal me IVF, çifteve u bëhen ekzaminimet dhe analizat në detaje nga specialistët e njësisë së gjinekologjisë dhe urologjisë. Nëse si femra ashtu edhe meshkulli vlerësohen të përshtatshëm për trajtimin e IVF, femra trajtohet nga mjeku gjinekolog për sa i përket formimit të vezëve. Kur formohen vezët dhe vjen dita e mbledhjes së vezëve, procesi i mbledhjes së vezëve zbatohet në femra ndërsa tek mashkulli aplikohet microTESE dhe MESA.

Qelizat e marra me microTESE dhe MESA lahen me lëngje që janë speciale dhe kalohen nëpër filtra të veçantë. Në këtë mënyrë hiqen qelizat e gjakut në këto qeliza dhe qelizat jashtë qelizave të përfshira në prodhimin e spermës. Gjatë trajtimit IVF kur aplikohet teknika ROSI, faza e përzgjedhjes dhe kërkimit të qelizave kërkon një kohë të gjatë pas procedurës microTESE.

Është me rëndësi të dihet se ky trajtim nuk mund të aplikohet tek të gjithë pacientët që kanë probleme me infertilitetin mashkullor. Trajtim mund të marrin pacientët meshkuj, rezultatet gjenetike, hormonale dhe ekzaminimet e të cilëve konsiderohen të përshtatshme nga mjeku. Por në të njëjtën kohë edhe pacientja femër duhet të bëjë patjetër gjitha ekzaminimet e nevojshme.  

Ky është një trajtim që i përfshinë dy bashkëshortët dhe rezultati varet nga kombinimi i një qelize veze dhe sperme me mikroinjektim dhe transferimin e embrionit të formuar te gruaja pas një kohe të përshtatshme. Megjithëse në ndjekjen e shtatzënive ROSI nuk ka ndryshime nga shtatzanitë normale, këto shtatzëni të cilat vijnë pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, ndiqen më nga afër dhe në mënyrë më të detajuar.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
05:33
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale