Një Mjek
Një Mjek
Obeziteti dhe Shtatzënia
Obeziteti dhe Shtatzënia

Obeziteti dhe Shtatzënia

Rreziqet Që Sjell Obeziteti Gjatë Shtatzënisë

Indeksi i lartë i masës trupore (BMI) gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj. Një person është obez kur BMI është 30 ose më lartë.

Të kesh një BMI të lartë mund të dëmtojë fertilitetin duke penguar ovulimin e rregullt. Edhe te gratë që ovulojnë rregullisht, sa më i lartë të jetë BMI, aq më shumë kohë mund të duhet për të mbetur shtatzënë. Kur indeksi i lartë i masës trupore është i lartë atëher ekziston një rrezik  që fertilizimi in vitro (IVF)të jetë pasuksesshëm.

 

Obeziteti Rrit Rrezikun e Komplikimeve të Ndryshme të Shtatzënisë

Indeksi i lartë i masës trupore gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e komplikimeve të ndryshme të shtatzënisë, duke përfshirë:

· Abortin, lindjen e vdekur dhe abortin i përsëritur

· Diabetin gestacional

· Një ndërlikim i shtatzënisë i karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut dhe shenjat e dëmtimit të një organi, që më së shpeshi mund të jetë mëlçia ose veshkët

· Probleme me zemrën

· Apnea e gjumit

· Nevoja për një lindje cezariane dhe rreziku i komplikimeve të lindjes cezariane, siç janë infeksionet e plagëve

 

Ndikimi i Mbipeshës Tek Beba Gjatë Shtatzënisë

Indeksi i lartë i masës trupore gjatë shtatzënisë mund të shkaktoj probleme të ndryshme shëndetësore për beben, duke përfshirë:

· Çrregullime kongjenitale

· Të qenit dukshëm më i madh se mesatarja në lindje (makrosomia fetale)

· Problemet e rritjes

· Astma e fëmijërisë

· Obeziteti në fëmijëri

· Problemet njohëse dhe vonesa në zhvillim

Siç shihet indeksi i i masës trupore mbi 30 e më lartë gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e komplikimeve për ju dhe fëmijën tuaj. Për këtë arsye është e nevojshme që të këshilloheni me mjekun që përkujdeset për ju gjatë procesit të shtatzënisë.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
13:55
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale