Një Mjek
Një Mjek
Infeksionet urinare tek vajzat dhe djemtë – Pse ndodhin dhe si parandalohen?
Infeksionet urinare tek vajzat dhe djemtë – Pse ndodhin dhe si parandalohen?

Infeksionet urinare tek vajzat dhe djemtë – Pse ndodhin dhe si parandalohen?

Infeksionet urinare janë një nga arsyet më të shpeshta për vizitë tek mjeku i familjes, si tek të rriturit, ashtu edhe tek fëmijët. Ato ndodhin kur bakteret, zakonisht nga lëkura ose zorra, futen në traktin urinar dhe shkaktojnë inflamacion.

Por pse ndodhin më shpesh tek vajzat? A ndodhin edhe tek djemtë? Dhe si mund të parandalohen? 

Çfarë është infeksioni urinar? 

Infeksioni urinar është një inflamacion i shkaktuar nga prania e baktereve në një pjesë të traktit urinar: uretrën, fshikëzën, apo më rrallë veshkat. Bakteret më të zakonshme janë Escherichia coli (E. coli), që normalisht jetojnë në zorrë. 

Infeksionet ndahen në:

  • Infeksione të poshtme (fshikëza – cistiti)
  • Infeksione të sipërme (veshkat – pielonefriti)

  Pse janë më të shpeshta tek vajzat se tek djemtë?

 Anatomia luan rol vendimtar. Vajzat kanë uretrën (kanalin urinar) më të shkurtër dhe më afër anusit, duke e bërë më të lehtë futjen e baktereve në fshikëz. 

Faktorë të tjerë që ndikojnë: 

  • Fshirja jo e duhur pas jashtëqitjes (nga prapa përpara)
  • Mungesa e higjienës personale
  • Moskonsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve
  • Mbajtja për kohë të gjatë e urinës
  • Veshja me rroba të ngushta ose sintetike

 Edhe djemtë mund të preken, sidomos në moshat e vogla, sidomos nëse kanë fimozë (lëkurë e ngushtë që mbulon kokën e penisit).

Si shfaqet infeksioni urinar? 

Simptomat variojnë sipas moshës:

Tek fëmijët më të mëdhenj dhe adoleshentët:

  • Djegie gjatë urinimit
  • Nevojë e shpeshtë për të urinuar
  • Urinë me erë të fortë apo ngjyrë të errët
  • Dhimbje në fund të barkut
  • Ndonjëherë temperaturë

 Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël:

  • Temperaturë pa shkak të dukshëm
  • Irritim, të qarë gjatë urinimit
  • Mosngrënie, të vjella
  • Urinë me erë të rëndë

Si diagnostikohet? 

Diagnoza bëhet përmes analizës së urinës dhe shpesh urokulturës, e cila identifikon bakterin shkaktar dhe ndjeshmërinë ndaj antibiotikëve. 

Si trajtohet? 

Trajtimi zakonisht bëhet me antibiotikë, sipas udhëzimit të mjekut dhe bazuar në rezultatin e urokulturës. Është shumë e rëndësishme që:

  • Të mos ndërpritet trajtimi para kohe, edhe nëse simptomat zhduken.
  • Të pihet shumë ujë, për të ndihmuar në pastrimin e traktit urinar.
  • Në raste të përsëritura, mund të kërkohen ekzaminime shtesë si ekografia apo urotografia.

 Si mund të parandalohen infeksionet urinare tek fëmijët?

Ja disa këshilla praktike:

  •  Inkurajoni fëmijët të pinë mjaftueshëm ujë
  •  Mos i lejoni të mbajnë urinën për gjatë
  •  Mësoni vajzat të fshihen nga përpara prapa
  • Shmangni rrobat shumë të ngushta dhe sintetike
  • Ndërroni rregullisht pampersat tek foshnjat
  •  Pastroni organet gjenitale me ujë të vakët, pa sapun agresiv
  • Trajtoni çdo kapsllëk – jashtëqitja e rregullt ndihmon në parandalim

  Kur duhet të shkoni te mjeku?

  • Nëse fëmija ka temperaturë pa shkak të dukshëm
  • Nëse ka urinim me gjak ose dhimbje të forta
  • Nëse infeksionet përsëriten shpesh
  • Nëse ka histori familjare me probleme të traktit urinar

 Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

 

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
22:45
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale