Një Mjek
Një Mjek
Injeksioni Ozempic® (semaglutide)
Injeksioni Ozempic® (semaglutide)

ÇFARË ËSHTË INJEKSIONI OZEMPIC® (SEMAGLUTIDE)?

Ozempic® (semaglutide) është ilaç që përdoret për të përmirësuar kontrollin e sheqerit në gjak te personat e rritur që kanë diabet të tipit 2. Ky ilaç vepron përmes disa mekanizmave që ndihmojnë në menaxhimin efektiv të nivelit të sheqerit në gjak. Veprimi i tij bazohet në imitimin e funksioneve të hormonit GLP-1, që prodhohet vetë në trup.

Ozempic® rrit sekretimin e insulinës direkt nga pankreasi, atëherë kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë. Ky medikament, në krahasim me medikamentet tjera të diabetit, ndihmon në uljen e rrezikut të hipoglikemisë (sheqerit të ulët në gjak). Gjithashtu, ndikon në sekretimin e glukagonit (hormon që rrit nivelet e sheqerit në gjak, që sinjalizon mëlçinë të lëshojë glukozën e ruajtur) duke ndihmuar në parandalimin e lëshimit të tepërt të glukozës në qarkullimin e gjakut.

Ozempic® ngadalëson shpejtësinë me të cilën ushqimi lëviz nga stomaku në zorrën e hollë, duke çuar në absorbim më të ngadaltë të glukozës në qarkullimin e gjakut. Kjo mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e peshës, sepse me zbrazje të vonuar të ushqimit mund të keni ndjenjën e ngopjes që do të thotë se mund të hani më pak dhe të jeni të ngopur për një periudhë më të gjatë.

Ozempic® mund të përmirësojë reagimin e trupit tuaj ndaj insulinës në indet periferike si yndyrën dhe muskujt. Kjo do të thotë që qelizat janë të afta të marrin glukozën nga qarkullimi i gjakut, që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak.

Ozempic® ka treguar të ketë efekte të dobishme në shëndetin kardiovaskular, mund të parandalojë atakun në zemër, goditjen në tru dhe diabetin e tipit 2. Disa studime kanë treguar që Ozempic® mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Si merret Ozempic® (semaglutide)?

Është një procedurë e drejtpërdrejtë dhe zakonisht e përshtatshme për secilin. Disa mënyra janë:

  • Injeksion nënlëkuror: Kjo mund të aplikohet si injeksion vetëm nën lëkurë. Vendet më të zakonshme janë: barku, kofshët ose pjesa e sipërme e krahut.
  • Përdorimi i stilolapsit Ozempic: Para se të përdorni stilolapsin, duhet të kontrolloni etiketën për t'u siguruar që është ilaçi dhe doza e duhur.

 

Efektet anësore të Mundshme.

Si çdo medikament tjetër, edhe marrja e Ozempic® (semaglutide) mund të ketë efekte anësore të tilla si: nauze, të vjella, diarre, kapsllëk, dhimbje barku, probleme gastrointestinale, pankreatit si dhe komplikime të lidhura me retinopatinë diabetike.

 

Për më shumë informata në lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
10:44
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale