Një Mjek
Një Mjek
Leukemia akute limfoblastike tek fëmijët – Çfarë duhet të dinë prindërit?
Leukemia akute limfoblastike tek fëmijët – Çfarë duhet të dinë prindërit?

Leukemia akute limfoblastike tek fëmijët – Çfarë duhet të dinë prindërit?

Leukemia akute limfoblastike (ALL) është forma më e zakonshme e kancerit në fëmijëri, duke përbërë një përqindje të madhe të rasteve të reja të diagnostikuara çdo vit. Në vendin tonë, sipas të dhënave të Klinikes së Pediatrisë, raportohen rreth 55–60 raste të reja malinje në moshat pediatrike çdo vit, dhe pjesa më e madhe janë leukemia, veçanërisht leukemia akute limfoblastike

Por çfarë është saktësisht kjo sëmundje? Cilat janë shenjat e para që duhet të njohin prindërit? Dhe si mund të trajtohet sot? 

Çfarë është leukemia akute limfoblastike (ALL)? 

Leukemia akute limfoblastike është një kancer i gjakut dhe palcës kockore, ku qelizat e bardha të gjakut (limfoblastet) shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Këto qeliza të papjekura grumbullohen në palcën kockore dhe pengojnë prodhimin normal të qelizave të tjera të gjakut si qelizat e kuqe dhe trombocitet. 

Sa e zakonshme është ALL tek fëmijët? 

ALL është më e shpeshta mes leukemive pediatrike dhe përgjegjëse për pjesën më të madhe të rasteve me kancer tek fëmijët nën 15 vjeç. Në vendin tonë, leukemitë janë shkaku më i zakonshëm i kancerit pediatrik, me ALL si forma dominuese.

Cilat janë shenjat që duhet të alarmojnë prindërit? 

Simptomat shpesh janë jo specifike në fillim, duke e bërë të vështirë diagnostikimin e hershëm. Disa shenja që duhet të marrin seriozisht janë:

  • Lodhje dhe zbehje e lëkurës – shkaktuar nga anemia
  • Infeksione të shpeshta – për shkak të mungesës së qelizave të shëndetshme të bardha
  • Gjakderdhje ose nxirje të shpeshta – mungesa e trombociteve
  • Temperatura të paqarta dhe të zgjatura
  • Fryrje e barkut (shpretka ose mëlçia e rritur)
  • Fryrje e nyjeve limfatike
  • Dhimbje kockash ose kyçesh
    ​ Në disa raste, fëmijët mund të shfaqin humbje peshe dhe mungesë oreksi.

Si diagnostikohet leukemia akute limfoblastike? 

Diagnoza bazohet në analizat e gjakut dhe aspiracionin e palcës kockore

Hemograma mund të tregojë:

  • Anemi (ulje të qelizave të kuqe)
  • Leukocite të ngritura ose shumë të ulëta
  • Trombocite të ulëta

Aspiracion i palcës kockore është ekzaminimi vendimtar që konfirmon diagnozën dhe përcakton llojin e leukemisë.

Më pas, bëhen edhe ekzaminime të tjera për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes (ekografia, analiza të likidit cerebrospinal etj.).

Si trajtohet ALL? 

 Trajtimi i ALL është intensiv dhe kërkon kohë, por sot mundësitë e shërimit janë shumë më të mëdha se në të kaluarën.

Protokollet përfshijnë:

Kimioterapi me disa faza:

  • Induksion (heqja e qelizave leukemike)
  • Konsolidim (eliminimi i qelizave të mbetura)
  • Mirëmbajtje (parandalimi i rikthimit)

Mbështetje me transfuzione gjaku dhe plaçenta sipas nevojës.

 Në disa raste të veçanta, mund të nevojitet transplant i palcës kockore.

Mbijetesa për ALL në shumë vende ka arritur sot në 80–90% falë diagnostikimit të hershëm dhe trajtimeve të standardizuara.

A mund të parandalohet? 

ALL nuk ka faktorë të njohur të parandalueshëm – nuk lidhet me dietën, jetesën ose ndonjë faktor të qartë të kontrollueshëm.

Prandaj, vëmendja ndaj simptomave të hershme dhe konsultimi me mjekun e familjes është thelbësor për zbulimin e hershëm.

 Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Prindërit duhet të konsultohen me mjekun e familjes ose pediatrin kur:

  • Fëmija ka temperaturë që nuk shpjegohet dhe nuk shërohet
  • Ka lodhje, zbehje, gjakderdhje ose nxirje pa arsye
  • Infeksione të shpeshta dhe të pashpjegueshme
  • Humbje peshe dhe oreksi pa arsye të dukshem

 Trajtimi i leukemisë akute limfoblastike në Turqi

Turqia është sot një nga qendrat kryesore rajonale për trajtimin e leukemisë tek fëmijët, duke ofruar një kombinim të:

  • Protokolleve moderne sipas standardeve ndërkombëtare (të njëjtat që përdoren në SHBA dhe Evropë)
  • Teknologjisë së avancuar diagnostikuese
  •  Ekipeve multidisiplinare pediatrike
  •  Programeve të transplantit të palcës kockore të certifikuara ndërkombëtarisht 

Çfarë e bën Turqinë një zgjedhje për trajtimin e ALL? 

  • Çmime më të përballueshme se në Evropë Perëndimore dhe SHBA
  • Kohë të shkurtër pritjeje për fillimin e trajtimit
  • Cilësi e lartë mjekësore dhe akreditime ndërkombëtare (JCI accreditation)
  • Qendra të specializuara pediatrike me eksperiencë të madhe në rastet e leukemise

 Përparimet e fundit në trajtimin e ALL tek fëmijët

Në vitet e fundit, trajtimi i leukemisë akute limfoblastike ka përparuar ndjeshëm falë:

Terapive të targetuara: Këto janë medikamente që synojnë vetëm qelizat e kancerit duke kursyer më shumë qelizat e shëndetshme. Një shembull është përdorimi i antitrupave monoklonalë, si blinatumomab, që ndihmojnë sistemin imunitar të sulmojë qelizat leukemike.

Imunoterapia: Në disa vende, përfshirë edhe Turqinë në disa qendra të specializuara, tashmë aplikohet CAR-T Cell Therapy, një trajtim inovativ që shfrytëzon qelizat T të pacientit për të luftuar kancerin. Kjo është veçanërisht e dobishme në rastet rezistente ndaj kimioterapisë.

Protokolle të individualizuara: Sot, trajtimi përshtatet sipas riskut të secilit pacient — analizohen karakteristikat biologjike të leukemisë për të vendosur një plan të personalizuar, duke ulur efektet anësore dhe përmirësuar rezultatet afatgjata.

Mbijetesa dhe prognoza sot

Në vende me sisteme të përparuara shëndetësore, mbijetesa 5-vjeçare për ALL tek fëmijët ka arritur 85–90%. Edhe në qendrat e specializuara në Turqi, rezultatet janë të krahasueshme me ato të Evropës Perëndimore dhe SHBA, falë përdorimit të protokolleve të standardizuara si BFM, UKALL ose COG protocols.

 

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

 

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
22:02
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale