Një Mjek
Një Mjek
Ngushtimi Stomakut (Gastric Sleeve) – Para apo Pas Shtatzënisë
Ngushtimi Stomakut (Gastric Sleeve) – Para apo Pas Shtatzënisë

Gastric Sleeve ka një efekt të madhë mbi humbjen e peshës dhe mbi shendetin metabolik. Andaj kur bëhet në raport me shtatzëninë është shumë e rëndësishme të dijmë disa udhëzime bazike.

Para shtatzënisë 

 Perferohet që të kryhet para shtatzanisë në shumicën e rasteve për disa nga arsyet:

- Humbja e peshës përmirëson fertilitetin, veçanërisht tek gratë me obezitet ose sindromën PCOS.
- Ulë rrezikun për komplikacione të shtatzanisë si diabeti gestacional, hipertensioni, pre-eklampsia dhe lindja me prerje cezarjane.
- Pasiqë duhet të ketë një periudhë stabilizimi pas operacionit (zakonisht 12-18 muaj) perpara se të mbetet shtatzënë, në mënyrë që trupi të stabilizojë nivelet e vitaminave, mineraleve dhe vlerave ushqyese.


Pas shtatzënisë

Mund të bëhet Gastric Sleeve pas shtatzënisë, por koha është shumë e rëndësishme. Ja çfarë duhet të dish.

Kur është e sigurt të bëhet?

- Zakonisht rekomandohet të presësh 6–12 muaj pas lindjes 
- Nëse po ushqen me gji, shumica e mjekëve këshillojnë ta përfundosh gjidhënien para operacionit

Pse duhet të presësh?

- Trupi ka nevojë të rikuperohet nga shtatzënia dhe lindja.
- Hormonet stabilizohen pas disa muajsh.
- Operacioni kërkon dietë shumë strikte pas ndërhyrjes, gjë që nuk është e përshtatshme gjatë gjidhënies.
- Duhet të jesh në gjendje të mirë ushqyese (hekur, B12, kalcium, vitamina).

Nëse ke lindur me operacion (C-section):

Zakonisht kërkohet të presësh të paktën 9–12 muaj, që trupi dhe plagët të shërohen plotësisht.

Rekomandime

Diskutoni gjithmonë me mjekun bariatrik dhe obstetër-gjinekologun për planifikimin e shtatzanisë.

Sigurohuni që të bëni kontroll të vitaminave dhe mineraleve përpara shtatzanisë.

Kujdes i veçantë me ushqimin dhe shtesat në periudhën pas operacionit dhe gjatë shtatzënisë

Gastric Sleeve mund të bëhet pas shtatzanisë, pas 6–12 muajsh, dhe jo gjatë gjidhënies

Gjithmonë me kontroll mjekësore paraprake.

Cila është zgjedhja e duhur për ty – Para apo Pas shtatzënisë?

Cilëndo zgjedhje qe bëni vendimi varet nga shëndeti, mosha dhe planifikimi familjar.

Cfarë duhet mbajtur në mend

Asnjëherë gjatë shtatzanisë.

Preferuar pas 6–12 muajsh, dhe jo gjatë gjidhënies.

Gjithmonë me kontroll mjekësor paraprak.

 Faktor

 Para shtatzanisë

 Pas shtatzënisë

 Fertiliteti

 Përmirësohet ndjeshëm

 Pa ndikim para lindjes

 Rreziku gjatë shtatzënisë

 Më i ulët (diabet gestacional, tension, pre-eklampsi)

 Më i lartë nëse ka obezitet

 Koha e duhur

 12–18 muaj para se të mbeteni shtatzënë

 Pas lindjes + pas gjidhënies

 Ushqyerja e foshnjes

 E sigurt pas stabilizimit të peshës

 Mund të jetë problematike nëse bëhet shumë herët

 Vitamina dhe minerale

 Mund të korrigjohen para shtatzënisë

 Rrezik mungesash nëse bëhet shpejt

 Kontrolli i peshës

 Më i mirë afatgjatë

 Shtimi i peshës nga shtatzënia

 Rreziku kirurgjikal

 Normal

 Normal, por me lodhje pas lindjes

 Shëndeti i foshnjes

 Zakonisht më i mirë

 Mund të ketë më shumë rreziqe indirekte 

 

Për më shumë informata në lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutem na kontaktoni:

E-mail: info@njemjek.com
Turqi: +90 541 557 37 36
Kosovë: +383 48 333 752

“Besimi juaj është përgjegjësi për ne.”

 

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
11:19
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale