PET MRI, Revolucioni i Imazherisë Diagnostike Moderne
PET MRI (Positron Emission Tomography + Magnetic Resonance Imaging) një ekzaminim i avancuar që kombinon informacionin funksional (nga PET) me atë anatomik shumë të detajuar (nga MRI). Kjo e bën shumë të dobishëm për diagnostikim të hershëm dhe vlerësim të sëmundjeve të ndryshme.
Është një teknologji hibride imazherike që kombinon imazherinë morfologjike të indeve të buta me rezonancë magnetike (MRI) dhe imazherinë funksionale të tomografisë me emision pozitron (PET). Aktualisht, fushat kryesore klinike të PET/MRI janë onkologjia, kardiologjia, neurologjia dhe neuroshkenca.
Çfarë është PET-MRI?
PET-MRI është një ekzaminim i avancuar mjekësor që kombinon dy teknologji imazherike në një aparat të vetëm:
PET (Positron Emission Tomography) - tregon si funksionojnë qelizat dhe metabolizmi në trup.
MRI (Magnetic Resonance Imaging) - jep imazhe shumë të detajuara të indeve dhe organeve duke përdorur fushë magnetike (pa rreze X).
Kombinimi i tyre lejon mjekët të shohin si strukturën ashtu edhe aktivitetin funksional të një organi në të njëjtën kohë.
Si funksionon?
PET zbulon aktivitetin metabolik ndersa MRI jep pamjen e detajuar anatomike keshtu kompjuteri i kombinon të dyja në një imazh të vetëm.
Për çfarë na ndihmonë PET-MRI
Duke qenë se është një ekzaminim shumë i avancuar, kjo e bënë shumë të dobishëm për diagnostikim, planifikim trajtimi dhe monitorim të sëmundjeve.
PET-MRI ndihmonë në zbulimin e aktiviteteve metabolike të indeve dhe organeve (dallon qelizat normale nga qelizat e sëmura), Identifikon sëmundjet heret (shpesh zbulon problemin para se të shfaqen simptomat), planifikon trajtimin (ndihmon mjekun të vendosë për operacion, kimioterapi ose radioterapi), monitoron efektin e trajtimit (tregon nëse tumori ose inflamacioni po zvogelohet), kombinon saktësi funksionale dhe strukturore (më e saktë se vetëm PET ose vetëm MRI).
PET-MRI per cfare perdoret?
Përdoret për diagnostikim të saktë, planifikim dhe monitorim të trajtimeve në shumë sëmundje serioze, veçanërisht tumoret, sëmundjet neurologjike dhe ato inflamatore si:
Sëmundje të trurit
Tumoret e trurit - zbulon dhe përcakton përhapjen e tyre
Sëmundjen e Alzheimerit - ndihmon në diagnostikim të hershëm
Epilepsia - identifikon zonën që shkakton krizat
Skleroza multiple - vlerëson lezionet inflamatore
Kanceri (Onkologjia)
Kanceri i prostates (Prostate cancer)
Kanceri i mëlçisë (Liver cancer)
Kanceri i qafës së mitrës (Cervical cancer)
Zbulimin e metastazave (përhapjes së kancerit)
Monitorimin e efektit të kimioterapisë ose radioterapisë
Sëmundje të zemres
Inflamacion i muskulit të zemres
Vlerësim i dëmtimit pas infarktit
Sarkoidoza kardiake (Cardiac sarcoidosis)
Sëmundje inflamatore dhe autoimune
Vaskulite (inflamacion i enëve të gjakut)
Sëmundje inflamatore kronike
Infeksione të thella që janë të vështira për t’u zbuluar me metoda të tjera
Kur është koha e duhur për të përdorur PET-MRI?
PET-MRI nuk është analizë rutinë. Perdoret kur mjeku dyshon për kancer ose përhapje të tij, kur rezultatet e analizave të tjera (CT, MRI, analiza gjaku) nuk janë të qarta, kur duhet vlerësim shumë i detajuar për planifikimin e operacionit ose trajtimit, në raste specifike neurologjike.
Gjithmonë bëhet me rekomandim të mjekut specialist.
Si duhet të pregaditemi dhe sa zgjatë një skanim në PET-MRI?
Përgatitja është shumë e rëndësishme që rezultati të dalë i saktë.
Zakonisht kërkohet 4-6 orë pa ngrënë para ekzaminimit, lejohet të pish ujë të thjeshtë, mos konsumoni ushqime me sheqer, pije të ëmbla, kafe me sheqer ose qumesht, mos bëj aktivitet të rëndë fizik 24 orë para ekzaminimit, qëndro i qetë para skanimit (aktiviteti i tepërt mund të ndikojë në metabolizëm).
Nje skanim PET-MRI zakonisht zgjat 1.5 deri ne 3 ore ne total.
Shumica e pacientëve nuk kanë asnjë efekt anësor. Mund të ndjesh siklet nga qëndrimi i gjatë pa lëvizur, ngrohtësi të lehtë gjatë MRI, rrallë reagim ndaj kontrastit, nuk ndjen dhimbje.
Cilen te perdorim dhe cfare eshte dallimi mes PET-CT dhe PET-MRI?
Zgjedhja mes PET-MRI dhe PET-CT varet nga arsyeja e ekzaminimit dhe nga ajo që mjeku po kërkon të zbulojë. Të dyja kombinojnë PET (që tregon aktivitetin metabolik) me një metodë imazherike strukturore, por kanë dallime të rëndësishme.
PET-CT:
Kombinim i PET (aktiviteti metabolik i qelizave) + CT (imazh me rreze X),standard në shumicën e rasteve onkologjike, ka më shumë rrezatim (nga CT + substanca radioaktive).
PET-MRI:
Kombinim i PET + MRI (rezonancë magnetike, pa rreze X), më pak rrezatim, pamje shumë më e detajuar e indeve të buta (tru, prostatë, organe pelvike) ne raste specifike munde te jet me i pershtatshem.
Në shumicën e rasteve, PET-MRI është ekzaminim i sigurt, me rrezik minimal dhe i përdorur gjerësisht në diagnostikë.
Nuk rekomandohet per shtatëzëna, ne rastet kur pacienti ka pajisje metalike (pacemaker i vjetër, klipsa metalike në tru, etj.), implante të caktuara jo-kompatibile me MRI.
PET-MRI përfaqëson një nga teknologjitë më të avancuara në diagnostikën moderne mjekësore. Duke kombinuar informacionin metabolik të PET me detajet e larta anatomike të MRI, kjo metodë ofron një vlerësim shumë të saktë dhe të thelluar të shumë sëmundjeve, veçanërisht në onkologji, neurologji dhe patologjitë e zonës pelvike.
Një nga avantazhet kryesore të PET-MRI është ekspozimi më i ulët ndaj rrezatimit krahasuar me PET-CT, pasi MRI nuk përdor rreze X. Kjo e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për pacientët që kanë nevojë për kontrolle të përsëritura, si edhe për moshat më të reja.
PET-MRI është një ekzaminim i sigurt, i avancuar dhe me vlerë të lartë diagnostike, që ndihmon në zbulimin e hershëm, stadifikimin dhe monitorimin e sëmundjeve me saktësi të madhe.
Për më shumë informata në lidhje me kontrollet, ekzaminimet, trajtimin, shpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutem na kontaktoni:
E-mail: info@njemjek.com
Turqi: +90 541 557 37 36
Kosovë: +383 48 333 752
“Besimi juaj është përgjegjësi për ne.”











