Një Mjek
Ramazani dhe Agjërimi pas Kirurgjisë Bariatrike
Ramazani dhe Agjërimi pas Kirurgjisë Bariatrike

Ramazani dhe Agjërimi pas Kirurgjisë Bariatrike

Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, pacientët që i janë nënshtruar një operacioni bariatrik, duke përfshirë bandimin e stomakut, ngushtimin e stomakut dhe bypass-in e stomakut, duhet të marrin masa të veçanta për të shmangur rreziqet shëndetësore.

Pacientët këshillohen të mos agjërojnë në 12-18 muajt e parë pas operacionit bariatrik për të parandaluar kequshqyerjen dhe komplikimet mjekësore.

 

Këshilla dietike për pacientët bariatrik gjatë Ramazanit

· Qëndroni të hidratuar: Pini sa më shumë lëngje mes Iftarit dhe Syfyrit për të parandaluar dehidratimin. Mund të konsumoni ujë, çajra bimorë dhe pije pa sheqer të shtuar;

· Përtypni mirë ushqimin dhe hani ngadalë për të parandaluar shqetësimet e mundshme dhe në mënyrë që ushqimi të tretet më mirë;

· Jepni përparësi marrjes së proteinave për të përmbushur nevojat ushqyese duke konsumuar ushqime si mishin e pulës/peshkut, vezët, kërpudhat dhe produktet e qumështit pa yndyrë. Fokusohuni tek marrja e proteinave pa ydnyrë;

· Kufizoni produktet me sheqer të shtuar dhe me yndyrë të pa shëndetshme pasi që nuk kanë vlera ushqyese dhe  pasi që marrja e ushqimeve gjatë Ramazanit është e kufizuar, fokusohuni tek marrja e ushqimeve të pasura me vlera ushqyese;

· Marrja e vitaminave dhe suplementeve nuk duhet të ndërpritet kurrsesi, prandaj konsumoni ato në Kohën e Syfyrit dhe Iftarit;

· Shmangni gjumin menjëherë pas Syfyrit dhe Iftarit në mënyrë që mos të keni problem me refluks acidi (thartirë) dhe dhimbje abdominale.

 

Disa sygjerime për Syfyr:

Sigurohuni që në Syfyr të konsumoni ushqime që do ju mbajnë me energji gjatë gjithë ditës deri në Kohën e Iftarit. Disa ushqime që rekomandohet të konsumohen janë:

· Karbohidratet komplekse: Drithërat e plotë (elbi, buka integrale dhe tërshëra). Përmbajnë fibra dhe do t’ju mbajnë të ngopur;

· Proteina: Vezë, kos grek, produkte të qumështit pa yndyrë ose Shake të proteinave;

· Yndyra të shëndetshme: Avokado, arra, fara, si dhe vaj ulliri për gatim;

· Fruta dhe perime: Mund të zgjidhni fruta mali, banana, thjerrëza, qiqra dhe fasule.

 

Disa sygjerime për Iftar:

Iftari është mirë te fillohet me ujë dhe hurma dhe poashtu mund të filloni me supë, pastaj prisni maksimum 10-15 minuta që të filloni konsumimin e vakteve ushqimore. Në Iftar mund të konsumoni:

· Proteina: Mish pule, viçi ose peshku, kërpudha dhe fasule;

· Perime: Është mirë që të kemi sallata në Kohën e Iftarit të tilla si tranguj, domate, karrotë, spinaq, sallatë jeshile dhe speca. Gjithashtu perime të ziera si kungulleshë (kungull i njomë), brokoli dhe patëllgjan i zi;

· Karbohidrate komplekse: Oriz integral, bulgur dhe patate të bardha.

 

Snacks të shëndetshëm që mund t’i konsumoni në mes Iftarit dhe Syfyrit:

· Fruta të thata 15-20g: Arra, bajame, lajthi, fëstek dhe fara kungulli;

· Fruta të freskëta: Mollë, dardhë, banane, fruta mali etj;

· Perime të freskëta: Karrotë, tranguj ose kombinim të perimeve me humus;

· Jogurt grek (mund t’i shtoni edhe fruta mali);

· Biskota integrale;

· Puding me fara Chia (mund të përgatitet me qumësht pa yndyrë/me yndyrë bimore).

 

Personat të cilët janë fizikisht të paaftë për të agjëruar për arsye shëndetësore, mund ta përjashtojnë veten nga agjërimi për mirëqenien e tyre. Inkurajohet që personat që i janë nënshtruar së fundmi një operacioni bariatrik, t'i kushtojnë vëmendje këshillave mjekësore dhe të mos agjërojnë nëse këshillohen kundër tij. Është e rëndësishme që trupi të rikuperohet nga operacioni për të shijuar një cilësi të përmirësuar të jetës dhe për të vazhduar agjërimin e Ramazanit në të ardhmen.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
12:54
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale