Një Mjek
Rëndësia e Shëndetit Mendor në Shëndetin e Përgjithshëm
Rëndësia e Shëndetit Mendor në Shëndetin e Përgjithshëm

Rëndësia e Shëndetit Mendor në Shëndetin e Përgjithshëm

Shëndeti është një gjendje e fizike, mendore dhe sociale e mirëqenies në të cilën sëmundja dhe dobësia mungojnë. 

Sëmundja është çrregullim i funksioneve trupore, kongnitive, sociale ose shpirtërore, e cila e pengon kondicionin dhe mirëqenien, si dhe ndikon negativisht në qenie të gjalla. Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat çojnë në çrregullime të funksionit dhe ndërtimit të organizmit.

Shëndeti mendor është shumë më tepër sesa mungesa e sëmundjes; do të thotë një mirëqenie që përfshin aftësinë për të krijuar/mbajtur marrëdhënie, për të mësuar/punuar, për pushim/rekreacion, si dhe mundësinë/të drejtën për vendime/zgjedhje personale. I definuar në këtë mënyrë, shëndeti mendor është një burim themelor personal dhe shoqëror – që kontribuon në kapitalin njerëzor, fizik dhe shoqëror në komunitet. Nga ana tjetër, shëndeti mendor i çrregulluar shoqërohet me shumë disavantazhe shoqërore, abuzime me të drejtat themelore të njeriut, përkeqësime të shëndetit fizik, ulje të produktivitetit dhe rritje të rrezikut nga sëmundjet serioze mendore.

Çrregullimet mendore mund të ndikojnë ndjeshëm në të gjitha aspektet e jetës, si aftësitë për të mësuar dhe për të punuar, marrëdhëniet me familjen dhe miqtë dhe aftësinë për të marrë pjesë në komunitet. Depresioni dhe ankthi, të cilat janë dy nga problematikat me të zakonshme të shëndetit mendor, i kushtojnë 1 trilion dollarë ekonomisë globale çdo vit.

Kjo fushatë ofron mundësi për të gjithë ne që të bëjmë diçka që e përmirëson jetën: si individë, të ndërmarrim veprime konkrete për ta mbështetur shëndetin tonë mendor dhe për t’i mbështetur miqtë dhe familjen që po përballen me probleme mendore; si punëdhënës, të ndërmarrim hapa drejt krijimit të programeve për mirëqenien e punonjësve; si qeveri, të angazhohemi për krijimin ose rritjen e shërbimeve për shëndetin mendor.

 

6 Këshilla për shëndetin mendor

· Angazhohuni në ushtrime që ju bëjnë të ndiheni mirë

Ne bëjmë aktivitet për të arritur një rezultat të caktuar, por të qenit aktiv është më shumë sesa të humbni peshë. Pjesëmarrja në aktivitete fizike që ju pëlqejnë do t'ju bëjnë të ndiheni mirë brenda dhe jashtë.

Nuk ka të drejtë apo të gabuar; esenca e kësaj është të kënaqeni dhe të çlironi mendjen tuaj nga stresi dhe ankthi qe ju rrethon.

 

· Kaloni kohë domethënëse me miqtë dhe familjen

Për të pasur një shëndet mendor të mirë dhe mirëqenie, do të thotë të kesh një marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme me miqtë dhe të dashurit tuaj.

Për ta arritur këtë, fokusohuni në ato që kanë rëndësi në jetën tuaj dhe planifikoni se si do të kaloni kohë më domethënëse së bashku me të dashurit tuaj.

 

Kushtojini kohë një hobi që ju pëlqen

Kur zgjidhni një hobi, zgjidhni atë që ju ndihmon të futeni në një gjendje relaksuese, ku nuk e vëreni kohën që kalon dhe ndiheni shumë mirë në atë moment. Kjo mund të jetë përmes pikturës, gatimit, lojërave, dëgjimit të muzikës, kërcimit ose çdo gjëje tjetër që ju pëlqen.

Një hobi mund t'ju ndihmojë të rimbusheni me energji, gjë që është e mirë për shëndetin tuaj mendor.

· Përqendrohuni në të qenurit në moment

Me të gjitha gjërat që ndodhin në jetën tuaj, shumë lehtë mund të nxitoni nga një gjë në tjetrën. Nëse kjo ndodhë vazhdimisht, ka shumë gjasa të humbasim disa nga momentet më të mëdha të jetës që mund të rezultojnë në trishtim dhe zhgënjime. Duke qenë i vëmendshëm, mund të përqendroheni në të qenurit në momentin aktual.

e-mail: info@njemjek.com

Turqi: +90 541 557 37 36; Kosovë: +383 48 333 752

 

“Besimi i juaj është përgjegjësi për ne.”

Një Mjek:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
08:11
Filloni Bisedën
Viber
Bëni
takim
Zyrat Tona
Mediat Sociale