Spitali Florence Nightingale Istanbul
Istanbul Florence Nightingale Hospital – Turqi
Istanbul Florence Nightingale Hospital u hap në vitin 2013 si spitali i parë “Green Hospital” në Turqi. Ndërtesa ka një sipërfaqe të mbyllur prej 50,254 m², është e ndërtuar në 18 kate dhe disponon heliport në çati për transferimin e pacientëve me autoambulancë ajrore.
Spitali ka 219 shtretër për pacientë, 51 shtretër të kujdesit intensiv, 11 salla operative të pajisura me sistem laminar airflow dhe 2 salla lindjeje. Të gjitha sallat e operacionit mund të lidhen në mënyrë audio-vizuale me një sallë konferencash me 300 vende dhe me qendra ndërkombëtare, duke mundësuar edukim mjekësor interaktiv dhe aktivitete shkencore.
Ndërtesa është e pajisur me teknologji të avancuar mjekësore, përfshirë pajisjen EOS, e përdorur për herë të parë në Turqi, e cila minimizon ekspozimin ndaj rrezatimit duke përdorur doza shumë të ulëta rrezesh X 2D/3D në imazherinë ortopedike të trupit të plotë. Pajisja ofron imazhe digjitale frontale dhe laterale njëkohësisht, si dhe paraqitje 3D të anatomisë skeletore.
Në bashkëpunim me qendrën e konsulencës mjekësore Një Mjek, pacientëve nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni u mundësohet akses i sigurt dhe i organizuar në shërbimet mjekësore të Istanbul Florence Nightingale Hospital. Ekipi ynë i specializuar asiston pacientët në të gjitha fazat e procesit, duke përfshirë këshillimin mjekësor, organizimin e trajtimit dhe koordinimin me stafin spitalor në Turqi.
Na kontaktoni në:
info@njemjek.com | njemjek@gmail.com
+90 541 557 37 36
+383 48 333 752
+355 69 221 4538
+389 76 223 677

















































































